11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Shqipëria hap rrugën për kripto-asetet me ligjin e ri

Pas pesë vitesh nga miratimi i ligjit të parë për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë, i cili nuk u bë kurrë funksional për shkak të mungesës së licencimeve, Shqipëria po prezanton një projektligj të ri “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”.

Projektligji parashikon prodhim, blerje, këmbim dhe përdorim të kriptovalutave në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian, duke krijuar një kuadër të harmonizuar që lejon ofruesit vendas të operojnë në tregun e përbashkët evropian sipas standardeve të larta të mbikëqyrjes dhe transparencës.

Sipas ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, rregullat e projektligjit synojnë të garantojnë një mjedis konkurrues për bizneset inovative, tërheqjen e investimeve cilësore dhe fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kripto-asetet do të mund të përdoren edhe si mjet pagese, duke ofruar pagesa më të lira, më të shpejta dhe më efikase, veçanërisht për transaksionet ndërkufitare.

Projektligji garanton gjithashtu të drejtën e qytetarëve jo profesionistë për të tërhequr investimin brenda 14 ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes. Sidoqoftë, adoptimi i këtij kuadri ligjor paraqet edhe sfida të mëdha, kryesisht lidhur me stabilitetin financiar dhe parandalimin e pastrimit të parave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...