16.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

“Shqipëria ka naftë më të shtrenjtë në rajon” – Bozdo akuzon qeverinë për mungesë vullneti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një takim me Departamentin e Burimeve Natyrore, ku fokus kryesor ishte rritja e çmimit të naftës.

I pranishëm në takim, deputeti Enno Bozdo theksoi se Shqipëria është sot vendi me çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe akuzoi qeverinë për mungesë vullneti për të ndërhyrë për të mbështetur qytetarët.

“Shqipëria ka naftë më të shtrenjtë në rajon, do të vazhdojë ta ketë dhe kjo do ndikojë edhe te familjet. Dhe qeveria nuk ka asnjë vullnet për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar shqiptarët,” tha Bozdo.

Ai u shpreh gjithashtu se rezervat e sigurisë nuk mund të përdoren për të balancuar çmimet në treg për shkak të direktivave të BE-së dhe legjislacionit shqiptar. “Ato hidhen vetëm kur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë bashkëpunon me Komisionin Europian dhe kur nuk ka furnizim. Ndërsa modeli që propozon qeveria, me përfshirjen e sektorit privat, do të krijojë një kosto shtesë prej 300 milion eurosh dhe çmimi i karburantit pas krizës do të jetë më i lartë se më parë,” paralajmëroi Bozdo.

Takimi vjen në një kontekst kur rritja e çmimeve të karburanteve mbetet shqetësim i madh për qytetarët dhe bizneset në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...

Izraeli paralajmëron qytetarët iranianë: Shmangni udhëtimin me tren, rrezik për jetën

0
Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim të paprecedentë për qytetarët në Iran, duke u kërkuar që të mos përdorin trenat në të gjithë vendin....

Teni Vllaçaj feston 30-vjetorin me një surprizë të veçantë nga babai i tij

0
Fermeri i “Ferma VIP”, Teni Vllaçaj, feston sot 30-vjetorin e lindjes, ndërsa atmosfera brenda shtëpisë së fermës u mbush me emocione dhe urime nga...

Konfindustria paralajmëron rrezikun e recesionit: 30% rritje e çmimit të karburanteve mund të godasë...

0
Konfindustria ka dalë me një apel urgjent drejt qeverisë shqiptare, duke vlerësuar se përkeqësimi i situatës në Gjirin Persik dhe rritja e çmimeve të...