29.8 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Largimi i Ramës është strategjia jonë” – Berisha për prioritetet e PD-së dhe përjashtimet e brendshme

Partia Demokratike nuk ka në plan një fushatë elektorale të parakohshme për zgjedhjet vendore, ndërkohë që lideri historik i saj, Sali Berisha, ka vendosur dy prioritetet kryesore të opozitës: largimin e Edi Ramës dhe përjashtimin e demokratëve që sipas tij janë në shërbim të së majtës.

“Strategjia jonë është, largimi i Edi Ramës nga pushteti, si kryetari i organizatës më të rrezikshme kriminale që ka qeverisur Shqipërinë. Si një rrezik real edhe për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë,” tha Berisha, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si kërcënim për sigurinë kombëtare dhe rajonale.

Ai komentoi edhe vendimet për përjashtimin e disa eksponentëve të lartë të PD-së në Durrës dhe Elbasan, duke argumentuar se ata kanë mbështetur kryeministrin Rama dhe subjekte të tjera politike.

“Së pari, nga ata që janë përjashtuar aty ishte vetëm njëri dhe ai është përjashtuar me motive të qarta. Ka punuar për kundërshtarët në fushatën elektorale. Këto janë përpjekje të dëshpëruara të Edi Ramës dhe atyre që bëhen lolo të tyre,” tha Berisha.

PD ka vendosur një gjykatë të brendshme për të analizuar përgjegjësitë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit dhe për të përcaktuar pasojat për individët që sipas partisë kanë vepruar kundër interesave të saj.

Ky qëndrim i Berishës vjen në një moment kur debatet e brendshme të PD-së dhe vendimet për përjashtime kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, duke nxjerrë në pah tensionet brenda opozitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...