12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Shqipëria në luftë për të mbajtur të rinjtë brenda vendit”/ Belind Këlliçi denoncon abuzimet me fondet për shkollën e mesme profesionale në Bushat

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar ditën e sotme abuzimin me fondet për shkollën e mesme profesionale në Bushat.

Ai deklaroi se numri i nxënësve që e ndjekin këtë shkollë ka rënë ndjeshëm megjithatë numri i punonjësve është rritur fiktivisht me familjarë të kryetarit dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë së Vaut të Dejës.

“Sot Shqipëria ndodhet në një situatë kur të rinjtë largohen nga vendi. Shkollat më të mira po mbyllen. Edhe në zona të thella të Shqipërisë kur institucionet janë themeluar me fonde të KiE, ato shkojnë drejt mbylljes për shkak se vidhen paratë që dedikohen për nxënësit.

Në këtë institucion numri i nxënësve që e ndjekin ka rënë me 80% ndërsa numri i punonjësve është rritur me 50%. Ato para që shkojnë për bursa dhe trajtimin e nxënësve vidhen. Bursa shkon në xhepin e kryetarit dhe nënkryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës. Kanë arritur në pikën sa vjedhin para për lekë kafeje. Të afërmit e kryetarit të bashkisë janë punësuar faktikisht. Problemi që ndodh sot është që fondet e MF shkojnë në fondet e bashkisë”, tha ai.

Këlliçi deklaroi se vazhdojnë të jepen bursa për nxënës që nuk shkojnë fare në shkollë ndërsa paratë vidhen nga zyrtarët e bashkisë. Ndërsa shtoi se listprezencat e nxënësve bëhen në mënyrë fiktive

“Kemi një drejtësi që vepron me dy standarde. Bursa e nxënësve që nuk vijnë fare në këtë shkollë vidhet nga zyrtarët e kryetarit të bashkisë. Familjarë të tre nxënësve të ndryshëm tregojnë se kanë mbi një vit që kërkojnë të marrin bursat për fëmijët e tyre por nuk marrin asnjë përgjigje nga bashkia. Bashkia e Vaut të Dejës është një nga zonat më të prekura sa i përket fenomenit të emigracionit. Unë kam ardhur nga Tirana këtu është se ata nuk marrin përgjigje dhe nuk marrin drejtësi.

Ka ardhur momenti që zëri të ngrihet në çdo cep të Shqipërisë. Shqipëria sot është në luftë për të mbajtur më të mirët në vendin e tyre. Ne do të depozitojmë sot edhe listprezencat e nxënësve që bëhet në mënyrë fiktive. Ky është një problem shumë i madh. Kjo aferë tregon makutërinë e drejtuesve të bashkisë së Vaut të Dejës. Flasim për një qark që nuk ka investime nga qeveria dhe kryeministri. Është qarku më i diskriminuar.

Kam një mesazh për çdo të ri, Na dërgoni fakte dhe denoncime dhe ne do të jemi zëri juaj. Ditët e kësaj qeverie janë shumë herë më të shkurtra. Ne do të luftojmë përditë me greva, protesta dhe denoncime për të larguar një qeveri që vetëm për qytetarët nuk punon”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...