14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Shqiptari i kërkuar për trafik droge arrestohet në Kakavijë

Kakavijë, Greqi – Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për trafik droge ka rënë në prangat e policisë greke në pikën kufitare të Kakavijës. Arrestimi u krye nga oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Pogonit.

Sipas autoriteteve helene, shqiptari ishte dënuar nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Volosit me 4 vjet e 8 muaj burg, nën akuzat për posedim, blerje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ai ishte në kërkim për një kohë të gjatë dhe më në fund u ndalua teksa tentonte të kalonte kufirin.

Policia greke ka nisur procedurat për zbatimin e vendimit gjyqësor dhe dërgimin e tij në burg, ndërsa arrestimi i tij konsiderohet një sukses në kuadër të masave të shtuara për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...