24.4 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Berisha: PD do mbështesë çdo kërkesë të kandidatëve për transparencë – “Rinumërimi është e drejtë ligjore”

Tiranë – Disa kandidatë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit kanë dorëzuar ankimime në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ku kërkojnë rinumërim të votave preferenciale, duke ngritur shqetësime për tjetërsim të mundshëm të tyre. Por, kërkesat janë hasur me pengesa ligjore, pasi për t’u shqyrtuar duhen shoqëruar edhe me miratimin zyrtar të partisë.

Në këtë kontekst, një mesazh i brendshëm i publikuar nga mediat, i dërguar nga ish-kryeministri dhe lideri i PD-së, Sali Berisha, drejtuar strukturave të partisë, konfirmon mbështetjen zyrtare të PD-së për çdo kandidat që kërkon transparencë në proces.

“Çdo kandidat/e për deputet të koalicionit PD-ASHM, që për efekte ligjore i nevojitet mbështetja e partisë për çdo kërkesë që paraqet – kamera, verifikime, rinumërime, etj – do të mbështetet pa asnjë hezitim nga partia! Ju rikujtoj se transparenca e plotë është standard i PD-së dhe koalicionit tonë!”, shkruan Berisha në mesazhin e shpërndarë në WhatsApp.

Ky reagim vjen pas raportimeve për pakënaqësi brenda partisë lidhur me mënyrën e numërimit dhe renditjes së kandidatëve, në një proces që për herë të parë aplikoi listat e hapura në mënyrë të plotë.

Partia Demokratike konfirmon se do të qëndrojë në krah të çdo kandidati që kërkon verifikime, duke theksuar se standardet e transparencës janë thelbësore për forcimin e besimit tek zgjedhjet dhe tek procesi demokratik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...