10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Shqiptari në kërkim ndërkombëtar për vjedhjen e 7 makinave luksoze në Greqi

Athinë – Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim Amarild Muka, 41 vjeç nga Tirana, i cili akuzohet për vjedhjen e 7 automjeteve luksoze dhe tentativën për të vjedhur një tjetër në parkingje të ndryshme të kryeqytetit grek.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e vjedhjeve, ku 41-vjeçari duket duke hyrë në parkingje, duke marrë çelësat nga hapësirat e magazinimit ose duke i mashtruar punonjësit, duke u paraqitur si i afërm i pronarit të makinave.

Sipas raportimeve, automjetet e vjedhura kanë një vlerë totale mbi 400,000 euro, ndër to edhe një makinë me targa shqiptare, e tipit “Mercedes-Benz” AB777VD, në pronësi të shtetasit V. Dh, e cila u vodh më 24 dhjetor 2023 në një parking privat në Athinë.

Lista e makinave të vjedhura nga Amarild Muka:

09.01.2022 – Mercedes-Benz C180 (ANP-3736), pronë e grekut R. R., vjedhur në parkingun “Alkiviadou 90 Garage” në Athinë.
02.09.2023 – Porsche Cayenne (IHO-3030), vlerë 50,000 euro, pronë e grekut E. L., vjedhur në parkingun “Xentea”.
20.10.2023 – Mercedes-Benz ML 350 (IMH-9983), vlerë 22,000 euro, pronë e grekut K. Z., vjedhur në parkingun “Akrokeramos A. E”.
25.10.2023 – BMW X5 (BKH-3931), vlerë 80,000 euro, pronë e grekut A. K., vjedhur në parkingun “Unitpark”.
24.12.2023 – Mercedes-Benz (AB777VD), pronë e shqiptarit V. Dh., vjedhur në parkingun “Parking Safe Monoprosopi i K E”.
03.02.2024 – Mercedes-Benz (PMB7369), pronë e grekes B. T., vjedhur në parkingun “ParkingLand”.
23.03.2024 – Lexus (XZA-1182), pronë e një firme dhe e marrë me qira nga grekja G. X., vjedhur në parkingun “Leounakis Xaralampos”.
29.04.2024 – Tentativë për të vjedhur një BMW 316 në parkingun “Akrokeramos A. E”.

Një Emër i Njohur për Policinë Shqiptare

Amarild Muka nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Ai është arrestuar disa herë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje:

Mars 2012 – Arrestuar në Tiranë për vjedhje në bashkëpunim të një ore dhe një celulari.
Maj 2017 – Arrestuar në aksin Mamurras-Laç, duke drejtuar një Mercedes-Benz të vjedhur në Tiranë, ku kishte marrë edhe 600 euro dhe 12,000 lekë.
Nëntor 2017 – Arrestuar në Kamëz me një pistoletë me silenciator pa leje.

Aktualisht, policia greke po vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa pritet që bashkëpunimi me autoritetet shqiptare të ndihmojë në ndalimin e tij.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...