25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sekuestrohen 1.2 milionë euro pasuri të paluajtshme të një 42-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Fraud”, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të dyshuara se rrjedhin nga veprimtari kriminale. Në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar katër pasuri të paluajtshme me një vlerë totale prej 1.2 milionë euro, të cilat janë në pronësi të shtetasit Erjon Kasmi, 42 vjeç, i dënuar më herët për mashtrim kompjuterik në bursa.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, pasuritë e sekuestruara përfshijnë një apartament, dy vendparkime për automjete dhe një subjekt tregtar, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes aktiviteteve të paligjshme në fushën e mashtrimit financiar.

Vendimi për sekuestrimin e këtyre pasurive është dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila më herët kishte shpallur fajtor Erjon Kasmin si organizator të një skeme mashtrimi përmes call center-ave, duke i shkaktuar dëme të mëdha financiare investitorëve të huaj.

Në bazë të vendimit të GJKKO-së, fillimisht ai ishte dënuar me 11 vite burg, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht do të vuajë një dënim prej 7 vitesh e 4 muajsh burgim.

Operacioni “Fraud” u krye nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e SPAK-ut (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).

Policia njofton se hetimet do të vazhdojnë për të identifikuar çdo pasuri tjetër të mundshme të përfituar nga aktiviteti kriminal, ndërsa materialet procedurale janë referuar pranë SPAK-ut për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...