33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Shqiptari që bëri ‘namin’ në Itali: Kreu i bandës kriminale, si i krijoi lidhjet me jashtë teksa ishte në qeli

Shqiptari Artan Aliaj kishte krijuar një grup të mirë-strukturuar kriminal në Itali me qendër në Bassa, e megjithatë autoritetet vendase arritën të vënë në jetë një numër të mirë fletë-arrestesh.

20 persona përfunduan në burg nga aksioni masiv i ndërmarrë dy vite më parë. Për të krijuar lidhjet me jashtë dhe për t’i plotësuar të tjera dëshira, banda përdorte avokatin, si person më pak të dyshuar.

Por edhe ai pati të njëjtin fat si klientët e tij. Gianni Ferriero, u arrestua më pas, më 23 shkurt 2021. Iu vunë prangat teksa po fuste gjysmë gram kokainë në burg për një shqiptar.

Goditje të fortë banda pësoi kur më 27 shkurt 2020 u arrestua kreu i organizatës kriminale Artan Aliaj dhe dy “koka” të tjera të grupit.

Hetuesit kishin mbajtur shënime për të paktën një vit që banda shqiptare trafikonte kokainë. E për këtë kishte përdorur përgjues mjedisor, telefonikë, por edhe bashkëshortet dhe shoqëruesit italianë.

Lehtësia që kishin në përdorimin e armëve gërshetohej frikshëm me inteligjencën duke shkaktuar shumë problem. Por gabimi u bë në 2 nëntori 2019, kur ‘nënkryetari’ Engejell Kampo, 45 vjeç, u rikthye me mitroloz në dorë pasi i ishte refuzuar hyrja nga disko Charleston në Treviglio. Tërhoqën shumë vëmendje! Gabimi solli dëmin më i rëndë që ishte burgosja e Aliajt, i cili është mendja e grupit dhe që merren me mbajtjen e kontakteve. Prandaj dhe për të kërkohej një avokat i veçantë. Fakti është se një vit më vonë, Ferriero arrestohet në flagrancë teksa i jepte një qese droge një të burgosuri shqiptar, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për Aliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...