9.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Shqiptari Xhonatan Paja, i arrestuar për vrasjen e dy mafiozëve grekë, me maskë në momentin e kapjes

Xhonatan Pajë, shqiptari i dyshuar për përfshirje në vrasjen e dy mafiozëve grekë, është arrestuar duke patur maska në momentin e kapjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni të policisë malazeze në pikën kufitare të Sukobit, ndërsa ai po tentonte të hynte në Shqipëri.

Arrestimi i Pajës ka ndodhur në tetor të vitit 2023 dhe fillimisht ishte dyshuar se do të bashkëpunonte me një shtetas armen për vrasjen e një anëtari të një klani kriminal në Budva, Mal të Zi. Gjatë kontrollit të automjetit ku u kapën, policia gjeti dy pistoleta “Glock” me kornizë të plotë, një pistoletë automatike “Scorpion” me silenciator, dy maska silikoni, si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim.

Pajo ishte larguar nga mjeti por u kap në kufi. Gjatë arrestimit të tij, ai është paraqitur në mënyrë të rreme si P.V. dhe ka dorëzuar një dokument udhëtimi fals të Republikës së Greqisë. Pajo ka tentuar të kalojë kufirin me Malin e Zi si këmbësor dhe gjatë kontrollit policia kufitare i ka konfiskuar një mjet të posaçëm për zhbllokimin e automjeteve, 4350 euro e 500 dollarë, patentë shoferi të falsifikuar dhe një kartë bankare si dhe sende të tjera.

Policia e Budvës lokalizoi një banesë në vendbanimin Buljarica, e cila shfrytëzohej nga të dyshuarit, duke gjetur sende të cilat po i nënshtrohen ekspertizës. Gjithashtu u gjetën automjete dhe një motoçikletë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë përgatitjes së kryerjes së krimit”, tha policia atëherë. Policia lokalizoi dhe hotelet në Podgoricë ku kanë qëndruar personat e dyshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...