Shtatë punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin janë pezulluar nga detyra pas zbulimit të një depoje të mbushur me kanabis, që rezultoi të ishte në emër të ish-drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.
Lista e punonjësve të pezulluar përfshin:
• Komisar Altin Gusho, Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;
• Nënkomisar Bilbil Lita, ish-shef i Komisariatit të Peqin, aktualisht Shef i Policisë Devoll;
• Komisar Danjel Kaçaniku, Shef i Krimeve në Volum në Peqin;
• Komisar Denis Sinani, ish-shef i Krimeve në Volum në Peqin, aktualisht në Devoll;
• Nënkomisar Sefer Dushku, Specialist i Policisë Kriminale në Peqin;
• Inspektor Muharrem Zylyfi, Specialist i Policimit në Komunitet;
• Inspektor Arben Koseni, ish-ndihmësspecialist për Policinë Kriminale, aktualisht në Njësinë e Pritjes dhe Sigurisë në Gjadër.
Hetimet për këtë rast vijojnë, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë përgjegjësitë e individëve të pezulluar dhe rrethanat e depozitës së kanabisit.






