5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Shtetas shqiptar arrestohet në Korenë e Jugut pas dënimit me burg të përjetshëm

Një 50-vjeçar shqiptar, Ervin Shahini, është arrestuar në Korenë e Jugut pasi ishte dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata e Apelit, Tiranë. Operacioni i koduar “Suporti” u finalizua me ndihmën e Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit, dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)).

Shtetasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dhunë, plagosje, dhe largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit. Veprimet kriminale datojnë që nga viti 1995, kur ai përdorte armë të ftohta (thika) për të kryer vrasje dhe plagosje ndaj taksistëve, duke iu marrë automjetet dhe larguar nga vendi i ngjarjes. Ai kishte arratisur në mënyrë të kundërligjshme gjatë trazirave të marsit të vitit 1997.

Operacioni i arrestimit u zhvillua në kuadër të shkëmbimit të inteligjencës policore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Pas arrestimit provizor në Korenë e Jugut, procedurat për ekstradim janë duke vazhduar për ta sjellë shtetasin në Shqipëri, ku do të ekzekutohet dënimi i tij me burg të përjetshëm.

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, ky shtetas është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë.
Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Seulin, vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...