16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Shtyhet seanca për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lallën. Seanca gjyqësore është shtyrë për në datën 29 korrik.

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku pritej të niste sot gjyqi ndaj tij, por mungonte avokati, i cili u gjobit me 20 mijë lekë.

Llalla kërkoi të ishte i pranishëm dhe mbrojtësi i tij me qëllim vijimin e gjykimit.

Aktualisht ish-kryeprokurori ka ankimuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dënimin e tij me 2 vite burg për fshehje të pasurisë. Ai është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim ndaj çdo funksioni publik.

Vendimi u dha më 20 maj. Ai u gjet fajtor, sipas Gjykatës, për “Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Paralelisht, Gjykata vendosi dhe sekuestrimin e disa pronave të zotit Llalla që deri më tani ishin nën sekuestro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...