33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Sidnei rikthehet në bllokimi total, 44 raste të reja në 24 orë me variantin Delta

Bllokimi total rikthehet në Sidnei, Australi, ku pesë milionë banorë nuk lejohen më të largohen nga shtëpitë e tyre “nëse nuk është absolutisht e nevojshme”.

Kjo u njoftua nga Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian, ndërsa infeksionet vendosën një rekord të ri (44 raste të reja në 24 orë) me variantin Delta tani jashtë kontrollit dhe një fushatë vaksinimi që vazhdon jashtëzakonisht ngadalë në të gjithë kontinentin ku më pak se 10% e popullsisë është vaksinuar.

Sidnei, sipas mediave tani do të qëndroj për të paktën tri javë në bllokim me rregulloren e re, ku banorëve u ndalohet të udhëtojnë më shumë se 10 kilometra nga shtëpitë e tyre, ushtrimet në natyrë janë të kufizuara në maksimum dy persona së bashku dhe vetëm një person për familje mund të bëjë pazar. Jo më shumë se 10 persona mund të marrin pjesë në varrim.

Berejiklian po përpiqet t’i bindë banorët e Uellsit të Ri Jugor që t’i përmbahen rregullave dhe të vaksinohen, duke paralajmëruar se shteti po kalon kohën më të keqe që nga fillimi i pandemisë.

Qytetarët e Sidneit shpresonin të dilnin nga bllokimi në 17 korrik, por ekspertët thonë se qeveria e ka të nevojshme t’i zgjasë edhe për pak kohë masat.

“Derisa të arrijmë zero infeksione ose një numër të ulët – tha kryeministri i shtetit – ne nuk mund t’i heqim kufizimet”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...