27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, reagon Presidenti i Këshillit Evropian: “Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën që të tërhiqen dhe të shtensionojnë situatën”

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, iu është bashkuar reagimeve për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, pas bllokimit të rrugëve nga serbët lokalë.

Përmes një postimi në ‘Twitter, Michel tha se është koha që Kosova dhe Serbia të tërhiqen në mënyrë që situata në veri të qetësohet. Michel bën thirrje që të tërhiqen Njësiti Special i Kosovës dhe barrikadat në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

“Në kontakt të ngushtë me Josep Borrell.

Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti, që të tërhiqen dhe të shtensionojnë situatën, duke përfshirë tërheqjen e Njësisë Speciale të Policisë dhe barrikadat dhe të vazhdojnë negociatat mbi propozimin e Përfaqësuesit Special të BE-së Mirosllav Lajçak”, ka shkruar ai në Twitter.

Për zhvillimet në veri të Kosovës, ku serbët lokalë po mbajnë të bllokuara rrugët që shpien drejt dy pikave kufitare me Serbinë, Jarinë dhe Bërnjak, kanë reaguar edhe BE SHBA dhe vendet të tjera, duke kërkuar shtensionim të situatës.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...