13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Situata e zjarreve në Shqipëri: 28 vatra të shuara, 3 ende aktive

Pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë zona të territorit të vendit tonë, sot situata paraqitet më e qetë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive.

Aktualisht, vatrat në Arrën të bashkisë së Kukësit, në Fushë Lugje të Mirditës dhe në Buçaj të Shkodrës janë të izoluara, pa rrezik për përhapje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

Në reagimin e tij, Ministri Vengu shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat operacionale, zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura, Policinë, Shërbimin Pyjor, Zonat e Mbrojtura dhe vullnetarët për punën e palodhur dhe angazhimin maksimal. “Përkushtimi i tyre i përbashkët ka qenë vendimtar në minimizimin e dëmeve dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve!”, thuhet në reagimin e ministrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT