10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Situata ekonomike në vend/ Ibrahimaj :” ekonomia e Shqipërisë në tre muajt e fundit ka pasur rritje të konsiderueshme”

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj komentoi situatën ekonomike në vend. Ajo theksoi se në krahasim me vendet e rajonit, ekonomia e Shqipërisë në tre muajt e fundit ka pasur rritje të konsiderueshme, ku vrullin kryesor e ka pasur ndërtimi dhe bujqësia.

Sipas saj, rritja ekonomike më vend ka prekur të gjithë sektorët, ndërkohë shtoi se eksportet e mallrave dhe shërbimeve.

“Në krahasim me vendet e rajonit 3 muajt e fundit kemi rritje. Tregtia me shumica ka pasur ecuri pozitive, ndërkohë industria ka pësuar rënie. Kemi pasur një ecuri pozitive të importeve dhe eksporteve të mallrave dhe shërbimeve. Rritja ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët, sektori i shërbimeve është rritur me 11%”, tha ajo.

Ministrja në konferencë për mediat u shpreh se gjatë këtij janë rritur investimet e huaja direkte dhe kjo është e shtrirë në të gjitha sektorët.

“Remitancat kana shfaqur tendencë në rritje, duke u rritur me 9.8 %. Investimet e huaja direkte kanë shfaqur rritje gjatë këtij viti. Investimet janë shpërndarë në të gjitha sektorët, ndërsa sektori i pasurive të paluajtshme ka qenë më i madh. Inflacioni ka qenë kryefjala dhe temë që kemi diskutuar më shumë në 2022. Në nëntor parë inflacion më të ulët se në muajin tetor”, tha ajo.

Ajo tha se borxhi publik ka ardhur në reduktim, ndërkohë theksoi se deri në fund të vitit pritet që borxhi të zbresë në 68.8 për qind.

“Borxhi publik ka ardhur në reduktim. Ne presim që deri në fund të vitit të shkojë 68.8 % dhe të reduktohet gjatë periudhës në vazhdim. Ne presim që ekonomia të performojë dhe në tre mujorin e katër, dhe gjatë vitit të ardhëm presim 2,6 rritje, bazuar në treguesit e deritanishëm të ekonomisë”, tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...