23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Situata energjitike/ Fatmir Mediu: “OSHEE ka humbjet më të mëdha në Europë, ERE nuk mbron interesin e qytetarëve”

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se vendi po përballet me 2 problematika të mëdha në lidhje me situatën energjitike.

Sipas tij menaxhimi i burimeve energjitike është një prej tyre pasi OSHEE ka humbjet më të mëdha në Eurpë, 21% pas shumë investimeve të bëra drejt këtij institucioni.

Po ashtu ai tha se problematikë tjetër janë pasojat e luftës të cilat nuk mund të parandalohen por sipas tij mund të kërkohet përgjegjësi para se të kërkohën sakrifica kundrejt qytetarëve.

“Kemi 2 problemtaika të mëdha, menaxhimi i burimeve tona enrgjitike, OSHEE ka humbjet më të mëdha në Europë, pas shumë investimeve humbjet janë në 21%.

Problemi tjetër janë pasojat e luftës, këtë nuk e ka qeveria në dorë por duhet të analizojë dhe të kërkojë përgjegjësi të drejtuesit para se të kërkojë sakrifica nga qytetarët shqiptarë.

Fakti që ERE pranon në kundërshtim të ligjit çfarë thotë qeveria tregon se nuk mbron interesin e qytetarëve por ky parlament është një aneks i qeverisë dhe jo e kundërta. Qeveria tha se do prekeshin 30 mijë familje nga rritja e çmimit porn ë fakt janë rreth 80 mijë.

Rruga e vetme për shqiptarët është të largohen për shkak të varfërisë, këtë duhet të zgjidhim ose do të kthehemi në një vend pa të ardhme.

Ndërsa çmimet rriten vendet e BE po paraqisin praktika për të ulur ndikimin e krizës”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...