27.5 C
Tiranë
Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Situata në Shkodër/1400 Ha tokë vijon të jetë e përmbytur ndërsa në 110 banesa ka ende prezencë uji

Situata në Shkodër vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve të shiut. 1400 Ha tokë vijon të jetë e përmbytur ndërsa në 110 banesa ka ende prezencë uji.

Bashkia Shkodër njofton se se kërkohën pako ushqimore per banoret e bllokuar nga uji si dhe baze ushqimore per blegtorine.

Njoftimi:

Miremengjes!

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 27.01.2023 paraqitet si me poshte :

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.30 ka renie me 5 cm me oren 18.00 te dates 26.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.50 m ka renie me 5 cm me oren 18.00 te dates 26.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, ka e pandryshuar me oren 18.00 te dates 26.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.

Rruga e Obotit ka prezence uji 85 cm, ka renie me 5 cm me oren 18.00 e dates 26.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Ka prezence uji ne oborre, stalla e garazhe ne 110 banesa, e pandryshuar me oren 18.00 ( Obot 95 banesa, Muriqan ” Xhakaj, Kurtaliaj e Gallube” 15 banesa).

Ne rrugen e Obotit po operojne 2 mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .

Rruga Shirq-Darragjat eshte e pa kalueshme,ka presence uji ne nje lartesi 70 cm me renie prej 10 cm.

Kerkohet :

– Pako ushqimore per banoret e bllokuar nga uji.

– Baze ushqimore per blegtorine.

-Çizme te gjata rreth 50- 60 pale per Obotin

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT