6.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“S’kam asnjë interes personal!”/ Veliaj: “Beteja me FSHF-në për të mirën e të gjithëve”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me përfaqësues të operatorëve dhe agjencive turistike, në vijim të përgatitjeve për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, duke folur për finalen e madhe të Conference League që do të zhvillohet më 25 Maj në stadiumin “Air Albania”, tha se është një operacion i jashtëzakonshëm që ka nevojë për mirëkoordinim për tifozët e shumtë që do të vijnë në Tiranë.

“Jemi përgatitur të presim rreth 5 mijë tifozë në Tiranë, nga secila prej skuadrave që do të luajë finalen e Conference League, kurse pjesa tjetër mund të jenë tifozë lokalë. Do të na duhet shumë ndihmë sepse është një operacion që do të ndodhë tre ditë; pra, dy ditë para ndeshjes dhe një ditë pas saj, ku do të mobilizojmë rreth 100 autobusë të dedikuar vetëm për transportin Tiranë-Rinas. Për këtë arsye na duhet të dimë pak a shumë kapacitetet tuaja. Jemi duke monitoruar hotelet e reja, që janë në pritje për t’u hapur, dhe të shohim kush do të kapë afatin e datës 25 maj; pra, do të jetë një operacion i jashtëzakonshëm. Ndaj, do të doja që të gjithë bashkë të kemi një super-koordinim vetëm për këtë ngjarje të madhe”, nënvizoi Veliaj.

Lidhur me betejën me Federatën Shqiptare të Futbollit, Veliaj u shpreh:

“Nuk kam asnjë interes personal, por s’mund të jem kryetar i Bashkisë së një qyteti ku ekzistojnë 300 skuadra sportive fëmijësh, dhe pasi prindërit e tyre harxhojnë 20 vitet e fundit nga 20-30 mijë lekë çdo muaj për t’i stërvitur, ata të kthehen në një ankand dhe prindi që nuk paguan dot 100 mijë euro nuk e shpie dot djalin të luajë futboll si profesionist. Kjo më duket fyese dhe këtë betejë e bëj patjetër, si aksioner i Klubit të Tiranës, si financuesi më i madh. Kur ke financuar kaq shumë në qytet për sportin dhe kupton se fushat dhe bari nuk mjaftojnë për t’u siguruar që talenti përfundon atje ku duhet, atëherë më takon të reagoj edhe si qytetar”.

Kryebashkiaku theksoi se çdo sfidë dhe betejë bëhet për të mirën e të gjithëve.

“Na është dhënë një mundësi fantastike! Sigurisht, është sfidë, por edhe mundësi, ndaj besoj se siç jemi mbledhur këtu, si komunitet, kuptojmë se nuk kemi rivalitet me njëri-tjetrin. Nëse Tirana promovohet mirë, përfitojmë të gjithë”, përfundoi ai.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e operatorëve dhe agjencive turistike, që të promovojnë Tiranën, ashtu siç i ka hije, në vitin e rinisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...