14.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Skandal në klinikën private: Denoncim për ngacmim seksual ndaj mjekut Imazherist

Një denoncim tronditës është bërë publik në një emision investigativ, ku një vajzë akuzon mjekun imazherist Pëllumb Hysko për ngacmim seksual në klinikën e tij private “Moskat”. Vajza tregon se shkoi për një kontroll shëndetësor, por u përball me veprime të papërshtatshme nga ana e mjekut, i cili filloi t’i bënte komplimente dhe të kërkonte ekzaminime të panevojshme për problemin e saj, përfshirë edhe eko gjiri dhe kontroll mitre.

Pas publikimit të rastit nga emisioni “Stop”, mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant Artur Zeko u pezulluan nga detyra në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Drejtuesit e spitalit nisën një hetim disiplinor dhe ngritën Këshillin e Etikës për të hetuar çështjen. Në një deklaratë për mediat, spitali dënoi ashpërsisht sjelljen e mjekëve, duke theksuar se abuzimi seksual është një shkelje e rëndë e besimit dhe etikës mjekësore.

Biseda:

Pacientja: Përshëndetje! Si jeni?
Pacientja: Mirë! Faleminderit! Këtu?
Pëllumb Hysko: Po ça bëhet? Si je? Si shkon?
Pacientja: Mirë! Tashi, unë kam pak dhimbje mesi edhe të shohim.
Pëllumb Hysko: Sa herë shkon në palestër?
Pacientja: Jo, në palestër s’vete.
Pëllumb Hysko: Po me ça e mban trupin?

Pëllumb Hysko: Ah, jo, mos ia fut kot!
Pëllumb Hysko: Pa hë shtrihu, zhvishu! Sa vjeçe je?
Pëllumb Hysko: Ça ha ndonjë gjë…? Uaa…,uaaa! Po kshu probleme gjinekologjike?
Pëllumb Hysko: Ke pasur sekrecione kështu?
Pëllumb Hysko: Mirë! Do të shoh tiroidet?
Pacientja: S’e di…, tashi.
Pëllumb Hysko: Ja këtu! Apo do gjirin?

Pacientja: Si të jetë më mirë. Për kë mendon ti?
Pëllumb Hysko: Më i bukur është gjiri.
Pëllumb Hysko: Do të shoh gjirin vërtet.
Pëllumb Hysko: Po hiqi pra! Si do shoh unë? Mirë oh, mirë, mos bëjmë ndonjë kështu, se… më mirë prishet.
Pacientja: Na merr mësysh hë!
Pëllumb Hysko: Si duket ia ke kursyer një çikë.
Pacientja: S’jam tip, që kursej gjëra kshu.

Pëllumb Hysko: Një kist i vogël është këtu. Ngelet ta shohim një herë tjetër. Hajde ose këtu, ose te puna e shtetit!
Pacientja: A punon dhe në shtet?
Pëllumb Hysko: Atje do vish ti, do të bëj një skaner për shtyllën kurrizore!
Pëllumb Hysko: Se ka mundësi të kesh ndonjë hernie. O të shëroj ty, o s’mund të rri në ketë punë! Ej po si nishane moj, pu, pu, pu…

Pëllumb Hysko: Më mirë, prishet ! Hajde nesër! Po e marrim letrën në dispanceri, kam përshtypjen, që janë, ta kemi si kartëvizitë, se skaneri është 100 e ca mijë lekë, nuk e përballon dot. Më jep emrin, mbiemrin tat! Sa më… 30-të? 30-të?
Ditën tjetër takimi ndodh në sanatorium.
Pacientja: (Flet në telefon) Unë sa erdha këtu, ahh…

Pëllumb Hysko: Këto përgjigjet, vjen i merr nesër?
Pacientja: Në çfarë ore të vij nesër?
Pëllumb Hysko: Nga ora 11-të! Të shohim çikë biografinë. Na ngeli kështu. Se skaneri është 100 e ca mijë lekë. Jepi 20 mijë lekë aty edhe… O Artur!

Pëllumb Hysko: Ndihmoje çikë këtë komshien time! Vjen nga Gjirokastra, do bëjë një kontroll, po letrat i ka në Gjirokastër. Merri 20 mijë lekë edhe…!
Pëllumb Hysko: Eh, do të bëjë ai, pastaj merr diskun edhe hajde lart!
Pacientja: Ok! Sipër te dera…!
Pëllumb Hysko: Po! Po! Po! Meto!
Pëllumb Hysko: Ma shih këtë gocën!

Specialisti: Hajde brenda! Ik, disku, punimet i ke të gjitha brenda!
Pacientja: Ok! Tashi po vija sipër.
Pacientja: S’e di, s’më tha gjë.
Sapo vajza hyn në dhomën e ekzaminimit, mjeku nis të përdorë terma seksualë dhe të bëjë veprime ndaj saj.
Pëllumb Hysko: Këtu s’të q** dot.
Pëllumb Hysko: Ta lëmë nesër! Do takohemi nesër!

Pëllumb Hysko: S’të kam parë mitrën.
Pëllumb Hysko: S’duhet ta shohim mitrën, se ke kistin. Ke uri? Se s’të bëj gjë tani. Në shtëpi.
Pacientja: Ça duhet të bëj tashi?
Pëllumb Hysko: Të shohim çikë mitrën!
Pëllumb Hysko: Hë, hë… T’i kishe dhënë atje 20-të mijë lekë te zyra.
Pacientja: Unë dhimbjen e kam te mesi.
Pëllumb Hysko: Shtrihu tani një çikë, se mund të jetë hernie ajo! S’të vjen deri këtu dhimbja, moj.
Pacientja: S’kam dhimbje aty. O doktor, po ça po bëni?

Pëllumb Hysko: Do të vizitoj më. Kështu infeksion s’ke?
Pëllumb Hysko: –Ke për të ma marrë në gojë!
Pëllumb Hysko: Si e mban? E do me kështu prezervativ?
Pacientja: O doktor! Bëjë mirë vizitën! O doktor!
Pëllumb Hysko: Po prit më, të pickoj!
Pëllumb Hysko: Po unë i pashë me….
Pacientja: Të lutem! Po mirë…,është tjetër gjë vizita. Doktor!
Pëllumb Hysko: Mund të kesh hernie.

Pacientja: Nuk kam këtej dhimbje, o doktor, kam te mesi. A mund të fshihem vetë, o doktor?
Pëllumb Hysko i thotë ta përsërisin takimin për të nesërmen duke e shthurur gojën e duke folur me terma të qartë seksualë.
Pëllumb Hysko: Kthehu të …Një çikë! S’ma dhjeve!
Pacientja: Tashi, ça kam? Tashi, përgjigjet i marr nesër.
Pëllumb Hysko: Të jem deri nesër unë këtu nesër, po erdhe do të q**.
Pacientja: Ça ore të vij? Në 11, më the!

Pëllumb Hysko: Do vij për korrektesë, se unë ta jap që sot përgjigjen! Do vij të bëjmë atë muhabetin!
Pacientja: Muhabetin? Ça muhabeti?
Pëllumb Hysko: S’ke qejf me mua?
Pacientja: Në 11-të, të vij të marr përgjigjen?
Pëllumb Hysko: Der sa shikon, më del nga… Po s’e kape njëherë këtu me dorë…
Pacientja: Të vij nesër në 11-të?
Pëllumb Hysko: Po pyete b**hën do vish vetëm për t’u..?

Pëllumb Hysko: B**hën! Të kam premtuar, që do ta d*rdh në gojë. Kështu e kemi lënë. Ose prit, merr rekomandim, pastaj, se s’kam, ça të bëj…, po s’erdhe për t’u q**. Hajd!
Pasi merr diskun, mjeku shkon ta lexojë në një ambient ku janë edhe praktikantet, sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Pëllumb Hysko: Ty të dhemb këmba e djathtë?
Pëllumb Hysko: Eh, të ka filluar hernia ty. Të ka filluar hernia, kështu që ki kujdes nga peshat, sepse avancon ai! Zbrit te Arturi, jepi këto lekët e diskut, të vejë mirë të paktën, se mund të shkojë mbi 20 mijë. Apo s’ke?

Pacientja: Në rregull! Të zbres poshtë dhe të vij?
Pacientja: Një porosi të vogël! (I jep 20 mijë lekë)
Arturi: Hajd! Të shkuara! Kishe gjë?
Pacientja: Po! Shumë faleminderit!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT