14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Skandal në Sarandë: Dritan Agolli dhe projekti për hotel në vilën qeveritare!

 

Një tjetër aferë korruptive ka dalë në dritë, këtë herë në Sarandë, ku kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), Dritan Agolli, është vënë në qendër të kritikave për një projekt që parashikon ndërtimin e një hoteli dhe restoranti luksoz në vilën qeveritare në “Kodrën e Gjashtës”.

Dokumentet e siguruara tregojnë se FSHZH ka hapur një tender për këtë projekt, me një fond limit prej 379 milionë lekësh pa TVSH. Ky investim, i planifikuar për periudhën 2025-2027, do të zbatohet me modelin “çelësa në dorë”, çka do të thotë se një pronë shtetërore do t’i kalojë sektorit privat, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe përfituesit realë.

Vila qeveritare, nga pronë publike në biznes privat?

Dikur një hapësirë e rezervuar për takime të niveleve të larta qeveritare, vila qeveritare në Sarandë po shndërrohet në një kompleks privat për bizneset e lidhura me pushtetin. Projekti i paraqitur si një zhvillim turistik dhe kulturor, në fakt synon privatizimin e një zone me vlera historike dhe natyrore të jashtëzakonshme.

Një tjetër aferë në duart e Agollit?

Kjo nuk është hera e parë që emri i Dritan Agollit përmendet në skandale korruptive. Tenderat e mëparshëm të FSHZH-së, përfshirë projektet për Llixhat e Bënjës dhe një kompleks në periferi të Tiranës, kanë ngritur dyshime për shpërdorim të fondeve publike dhe përfitime personale.

A është ky një tjetër rast i grabitjes së pasurive publike në emër të zhvillimit turistik?

Kush fshihet pas këtij projekti dhe cilët janë përfituesit e vërtetë?

Hetimet pritet të zbardhin më shumë mbi këtë aferë, ndërkohë që opinioni publik kërkon llogari dhe transparencë mbi përdorimin e pasurive shtetërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...