28.5 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Mbyllen Primaret e PD-së, mbi 41 mijë anëtarë hodhën votën

 

Procesi i primareve në Partinë Demokratike u zhvillua sot në të gjithë vendin, ku anëtarët votuan për të përzgjedhur kandidatët për deputetë. Deri në orën 16:00, mbi 41 mijë anëtarë kishin marrë pjesë në votim.

Në disa qytete, procesi u shoqërua me vonesa dhe problematika. Në Fier, votimi u mbyll me 1 orë e 20 minuta vonesë, ndërsa në Shkodër u raportuan 1785 votues. Në Vlorë, votuan 867 anëtarë nga 2300 të regjistruar, ndërsa në Tiranë, kutitë e votimit do të mblidhen në selinë e PD-së, ku do të bëhet edhe numërimi publik.

Probleme dhe polemika në proces

Procesi i primareve nuk ka qenë pa sfida. Në Pogradec, janë kapur tesera false, ndërsa në disa degë janë raportuar vonesa dhe tensione.

Kandidatët në garë

Në këtë proces u regjistruan rreth 280 kandidatë, mes tyre figura të njohura të PD-së dhe emra me të shkuar në drejtësi.

• Në Durrës dhe Dibër, kandiduan Arjan Ndoja (ish-prokuror, i shkarkuar nga Vettingu) dhe Xhemal Gjunkshi, i përfshirë në çështjen “Partizani”.

• Në Tiranë, gara është e fortë mes Ilir Alimehmetit, Ilda Zhulalit, Dorian Telitit, Alba Kepit dhe Jonathan Panos.

Pritet që procesi i numërimit dhe shpallja e fituesve të sjellë zhvillime të reja në kampin opozitar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...