31 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Skandali i vetingut: Olsi Komici, ish-anëtar i KPK, në mitingun e PS në Athinë

Olsi Komici, një nga figurat kyçe të procesit të vetingut në Shqipëri, është shfaqur në një miting elektoral të Partisë Socialiste në Athinë, ku shumica e pjesëmarrësve ishin të importuar nga Shqipëria.

Në një postim në rrjetet sociale, Komici ka publikuar një foto me deputetin socialist Taulant Balla, të cilin e cilëson si “makineri elektorale” dhe “politikan të popullit për popullin”.

🔹 Postimi i plotë i Olsi Komicit:
“Me gurin e çmuar të Librazhdit, Partisë Socialiste dhe gjithë Shqipërisë: Taulant Balla.
Një makineri elektorale, por mbi të gjitha një njeri me zemër të madhe, një politikan i popullit për popullin.
Vetëm respekt dhe mirënjohës, si shok dhe kontribuues në çdo aspekt të shoqërisë shqiptare.”

Nga vetingu tek AKU: Karriera e re e Komicit

Pas mbarimit të detyrës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), Komici është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), një institucion që kohët e fundit është përfshirë në një skandal të rëndë me importin e mishit të infektuar me salmonelë.

Afera e mishit me salmonelë: Dështimi i AKU-së

Në muajt e fundit, AKU ka qenë në qendër të kritikave për lejimin e tonelatave me mish të kontaminuar me salmonelë të hynin në tregun shqiptar. Ky skandal ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë ushqimore dhe neglizhencën e autoriteteve.

Përfshirja e Olsi Komicit, një nga njerëzit kyç të procesit të vetingut, në mitingjet elektorale të PS-së dhe më pas komandimi i tij në AKU ngre dyshime mbi pavarësinë e institucioneve dhe përdorimin e tyre për qëllime politike.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...