33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Skenarët e protestës së 7 Korrikut/ Berisha: “Janë të qartë, është betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive me të cilat përballen këta qytetarë”

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot për skenarët e protestës së 7 korrikut dhe nëse do tentojnë të hyjnë në Kryeministri.

Në një deklaratë për mediat në përfundim të takimit me shoqërinë civile një ditë para protestës, ai u shpreh se të gjitha opsionet janë të mundshme.

Sipas tij, “nesër është një ditë beteje e vërtetë, opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë”.

“Vapa e temperaturat janë të larta por më të larta janë temperatuarat e brendshme të njerëzve që vijnë të protestojnë ndaj këtij regjimi.

Nesër pra është një ditë e madhe, nesër është një ditë beteje e vërtetë, opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh.

Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë.

Sa është numri që prisni nesër në protestë?

Përshëndes autorët e himnit të protestës së 7 korrikut Renis Gjokën dhe Big Bastën që me pasion dhe kreativitet i dhanë protestës barrakudën e saj.

Cfarë skenarësh ka për protestën nesër?

Kam një numër që do të jetë një protestë gjigande, masive. Skenarët e protestës janë të qartë, është betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive të mëdha me të cilat përballen këta qytetarë.

 

Do të udhëhiqni, apo do të udhëhiqeni?

Të gjitha opsionet janë të mundshme, edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...