13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Sot e premtja e zezë, mijëra persona besimtarë marrin pjesë në ceremoninë e epitafit

Besimtarët ortodoksë, por edhe banorë të tjerë të Korçës kanë marrë pjesë në kryerjen e Udhës së Kryqit apo të lëvizjes së Epitafit të Krishtit. Është ky një rit fetar, që organizohet në mbrëmjen e të premtes së zezë dhe që synon të shprehë dhimbjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.

Udhëtimi i Epitafit në Korçë filloi me grumbullimin e besimtarëve në pesë kishat përkatëse: në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Kishën e Shën Ilias, Kishën e Mitropolisë, Kishën e Shën Sotirit, dhe Kishën e Shën Thanasit.

Mandej të gjithë besimtarët u mblodhën tek sheshi para Katedrales. Prej kësaj të fundit doli Epitafi i Krishtit, i pasuar nga Mitropoliti i Korçës, Voskopojës, Kolonjës dhe Pogradecit Hirësia e tij Imzot Johan Pelushit dhe klerikëve të Dhioqezës së Korçës. Nën tingujt e vajtimeve dhe këngëve fetare kushtuar këtij momenti, ata kanë ecur në zonën pedonale të qytetit dhe pastaj duke vazhduar në unazën e vogël të qytetit u rikthyen tek Katedralja “Ngjallja e Krishtit”.

Pashkët Ortodokse po festohen gjithashtu edhe në Fier, ku qytetarët kanë ndjekur mbremjen e sotme, të Premten e Madhe e të Shenjtë , procesionin e epitafit. Ky rit fetar organizohet në mbrëmjen e të premtes së zezë , dhe simbolizon një ditë kreshme dhe lutjeje të besimtareve për kryqëzimin e Krishtit. Sipas traditës së përvitshme , epitafi ka dalë në qytet në orën 19:30 , nga kisha katedrale e Shën Gjergjit, i shoqëruar nga besimtarë të shumtë. Epitafi ka përshkruar qendrën e qytetit të Fierit , duke përcjellë mesazhe paqeje , shprese dhe ringjallje.

Edhe besimtarë ortodoksë të qytetit të Beratit kanë kremtuar sot të Premten e Zezë,e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.Riteve të organizuara në Katedralen e “Shën Dhimitrit” ju janë bashkuan qindra besimtarë ortodoksë beratas,që u bënë pjesë e këtij rituali,që simbolizon varrin e Krishtit.Kanë qënë At Johan Qako dhe At Petraq Simsia ata që kanë drejtuar edhe ritet fetare në Katedralen e “Shën Dhimitrit”,ku besimtarët janë lutur për shëndet,mirësi dhe lumturi. Pas kryerjes së shërbesën së mbrëmjes së të Premtes së Zezë,që për besimtarët ortodoks shënon vdekjen e Jezu Krishtit,At Johan Qako dhe At Petraq Simsia kanë kryer edhe ritualin e Epitafit,që fillimisht ka shëtitur përreth oborrit të Katedrales së Shën Dhimitrit për disa minuta e më pas është kapërcyer nga besimtarët. Pas përfundimit të riteve fetare,Epitafi,i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë,ka përshkruar shëtitoren e qytetit,një ritual ky i përvitshëm në qytetin e Beratit.E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së Shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve.E premtja e Zezë i paraprinë të djelës së Pashkëve,ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në Katedralen e Shën Dhimitrit,në qendër të qytetit të Beratit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...