10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Sot mbahet seanca e posaçme , parlamenti voton sot për imunitetin e Arben Ahmetajt

Sot në orën 10:00 do të mbahet seanca e posaçme ku do të vendoset për imunitetin e Arben Ahmetajt.

Për këtë çështje opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord në Këshillin e Mandateve që t’i japin autorizim SPAK-ut që të arrestojë dhe kontrollojë banesën e ish-zv/kryeministrit. Megjithatë në foltoren e Kuvendit do të lexohen 2 raporte të ndryshme.

Kujtojmë që ditën e djeshme, në seancë plenare, opozita kërkoi që të diskutohet sa më shpejt raporti për Arben Ahmetajn. Por mazhoranca kundërshtoi duke thënë se do të ndjekë procedurën dhe këtë çështje do ta diskutojë të hënën e 17 Korrikut, ashtu siç ishte vendosur fillimisht.

Ndërprerjet e vazhdueshme të seancës dhe protestat e deputetëve opozitarë detyruan socialistët të kërkonin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe në përfundim u vendos që seanca të mblidhej sot.

“Ishte tërësisht e pamundur zhvillimi sot (të enjten) sepse duhej parashikuar të paktën 48 orëshi nga momenti i mbylljes së Këshillit të Mandateve. Prandaj në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve kam propozuar ditën e nesërme (e premte) dhe kjo gjë u miratua me konsensus që të jemi korrektë”, tha Balla pas vendimit.

Për kërkesën e SPAK, Këshilli i Mandateve u mblodh për dy ditë rresht.

Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza, më e rënda ajo për korrupsion.

Në dosjen voluminoze prej 320 faqesh krahas Ahmetajt rezultojnë të përfshirë për aferën e inceneratorëve edhe persona të tjerë, ndaj SPAK i kërkoi Kuvendit që seancat e Këshillit të Mandateve të mbaheshin pa praninë e medias

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...