9.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Sot mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do të jepet autorizimi për arrestimin e Ahmetaj

Sot në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetin Arben Ahmetaj.

Sipas kërkesës së SPAK, mbledhja e lajmëruar do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Deputetit Ahmetaj i është kërkuar nga Kuvendi që të jetë prezent përpara Këshillit, por ky nuk është një detyrim ligjor për të.

Sipas Rregullores së Kuvendit deputeti për të cilin kërkohet heqja e mandatit mund të zgjedhë të jetë i pranishëm vetë ose të përfaqësohet me një avokat. Një opsion tjetër është dhe ai i dorëzimit vullnetar të mandatit nga ana e deputetit Ahmetaj, çka do ta bënte të panevojshme mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në këto kushte, Kuvendi e vendos në dijeni SPAK-un dhe i hapet rruga arrestimit të deputetit.

Prej Korrikut të vitit të shkuar, Ahmetaj kur kryeministri e shkarkoi si numrin dy të qeverisë së tij, Ahmetaj është zhveshur dhe nga çdo pozicion drejtues në parti. Ai ishte drejtues politik i qarkut të Vlorës, por dhe në zgjedhjet e fundit lokale nuk u angazhuar nga selia rozë në asnjë zonë elektorale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...