8.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

“Sot u rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë” – Këlliçi shpërthen pas vendimit të Kushtetueses për Ballukun

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama dhe la në fuqi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka ardhur një reagim i fortë nga drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Në një deklaratë publike, Këlliçi e cilësoi vendimin si një moment historik, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë Rama për korrupsion të thellë.

“Sot u rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë!” – deklaroi Këlliçi.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të mbrojë Belinda Ballukun, duke ia atribuar këtë vendim presionit qytetar, betejës së opozitës dhe vëmendjes ndërkombëtare.

“Gjykata Kushtetuese nuk ja doli të mbrojë të pandehurën Belinda Balluku, kjo falë reagimit qytetar, falë betejës së pandalshme të Partisë Demokratike dhe falë presionit ndërkombëtar,” – u shpreh ai.

Këlliçi shtoi se me këtë zhvillim, edhe kryeministri Edi Rama është politikisht i ekspozuar, duke e konsideruar vendimin si një goditje direkte për kreun e qeverisë.

“Edi Rama mori goditje dhe sot është edhe ai në bankën e të akuzuarve!”

Ai akuzoi Ramën se ka bërë çdo përpjekje për të mbrojtur aferat e tij dhe të bashkëpunëtorëve, por sipas Këlliçit, vendimi i sotëm është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë, edhe pse i vonuar.

“Vendimi i Kushtetueses, me shumë vonesë dhe nën presion, është një hap më afër drejtësisë.”

Në fund të reagimit, Këlliçi paralajmëroi përplasje politike në Parlament dhe bëri thirrje për mobilizim qytetar.

“Nëse Rama rrëzon me votë në Parlament kërkesën e SPAK, demokratëve dhe qytetarëve, na lind detyra ta rrëzojmë me çdo mjet Edi Ramën.”

Ai mbylli deklaratën me thirrjen për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar më 10 shkurt, në Bulevard, duke theksuar se beteja do të vazhdojë “me vendosmëri dhe dashuri për Shqipërinë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...