0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

SPAK /17 persona për gjykim: Mashtrim kriminal në kriptovalutë, zhvatën 4.7 milionë euro

Shteti shqiptar ka dërguar për gjykim 17 persona të akuzuar se zhvatën 4.7 milionë euro nga 1200 italianë e i investuan në kriptovalutë. SPAK (Specialja Publike kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) informoi se grupi kriminal menaxhonte call center-a në Tiranë dhe mashtronte për investime në bursë.

Një italian i vetëm u vodhën 700 mijë euro. Hetimet filluan pas një denoncimi në vitin 2021, dhe SPAK ka identifikuar dhe dërguar për gjykim personat përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Mashtrimi përfshinte përdorimin e një Call Center në Tiranë dhe propozime mashtruese për investime në aksione “Amazon”.

Personat e akuzuar përdornin metoda të sofistikuara për të fshehur identitetin e tyre dhe kryenin veprime mashtruese në dëm të investitorëve të pafajshëm. Akuzat përfshijnë elementë të mashtrimit kompjuterik dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

SPAK vlerëson se kjo veprimtari kriminale ka shkaktuar një dëm prej rreth 4.7 milionë eurove. Personat e akuzuar do të përballet me gjykimin për veprat penale të kryera.

Kontrolli ne call Centerin ne rrugen “Dritan Hoxha”

Më 21 tetor 2022 fillimisht GJKKO caktoi masën arrest me burg për shtetasin Gilbert Pushani dhe arrest në shtëpi për shtetaset V. A. dhe E. Ç, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal” .

Ky vendim u ekzekutua nga policia gjyqësore në datë 25 tetor 2022. Njëkohësisht me arrestimet e shtetasve të mësipërm, më datë 25 tetor 2022, gjykata autorizoi kontrollin dhe sekuestron e Call Center-it të përdorur nga grupi kriminal me vendndodhje në Tiranë – Rruga “Dritan Hoxha” – Kompleksi “Karavan U2” – kati nr. 2.

Në përfundim të kontrollit ndaj të dyshuarve dhe nga kontrolli në call center-in në Rrugën “Dritan Hoxha”, i cili në momentin e ekzekutimit ishte pa persona brenda, dha një rezultat pozitiv pasi lejoi gjetjen dhe sekuestrimin e 68 kompjuterëve personalë dhe materialeve të tjera të konsideruara me interes të veçantë hetimor.

Mbi bazën nxjerrjes së të dhënave kompjuterike të cilat janë analizuar me hollësi dhe konfirmuar me kallëzimet e personave të dënuar në Itali, të dhëna të cilat përputheshin plotësisht, mbi bazën e verifikime të kryera nga ana e organit procedues, me vendimin nr. 92 datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është vendosur caktimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg“, ndaj shtetasve Bruno Çobo, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Gjin Shelnishta, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Mojsi Zuna, Florjan Bregu, Orland Cani, si dhe masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, ndaj shtetaseve Rezarta Ibrahimi, Antoneta (Malo) Pepkolaj, Olta Toçi, Greta Pepa, Silvana Veliu, si të dyshuar se kanë konsumuar elementët të veprave penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Këto masa janë ekzekutuar në datë 27.07.2023 për shtetasit Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Mojsi Zuna, Rezarta Ibrahimi, Olta Toçi, Greta Pepa, Silvana Veliu, në datë 28.07.2023 për shtetasin Bruno Gjika dhe në datë 15.01.2024 për shtetasen Antoneta Malo (Pepkolaj).

Sipas SPAK mashtrimi është kryer në dëm të disa personave dhe për këtë arsye vepra penale e mashtrimit kompjuterik është konsumuar për të gjithë të hetuarit.

Nga analiza e elementëve të veprave penale të mësipërme rezulton se në rastin konkret, shtetasi Bruno Çobo ka konsumuar tërësisht të gjitha elementët e figurës së veprave penale “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ndërsa për shtetasit Elisa Caci, Gilbert Pushani dhe Valbona Abedinaj, Rezarta Ibrahimi, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Antoneta Pepkolaj, Shelnishta, Hamit Dobi Erion Kastrati, Olta Toçi, Orland Cani, Greta Pepa, Silvana Veliu, Mojsi Zuna dhe Florjan Bregu, kanë konsumuar elementët të veprave penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal informoi SPAK

Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm janë të përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.121/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale informon SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim si të pandehur

1.Bruno Çobo
2.Elisa Caci
3.Gilbert Pushani
4.Valbona Abedinaj
5.Rezarta Ibrahimi
6.Aldo Pasku
7.Bruno Gjika
8.Antoneta Pepkolaj
9.Gjin Shelnishta
10.Hamit Dobi
11. Erion Kastrati
12.Olta Toçi
13. Orland Cani
14. Greta Pepa
15. Silvana Veliu
16. Mojsi Zuna
17. Florjan Bregu

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT