13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

SPAK akuzon Ilir Metën dhe LSI-në për afera të lidhura me shpenzimet për lobim në SHBA

SPAK ka nisur hetime të zgjeruara mbi aktivitetet e ish-kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, gjatë periudhës 2016-2017, lidhur me kontratat e lidhura për konsulencë dhe lobim me dy kompani amerikane: Global Security and Innovative Solutions LLC (GSIS) dhe McKeon Group Inc.. Sipas hetimeve, Meta dhe LSI kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme parash për të siguruar konsulencë dhe takime me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe kongresit amerikan, me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tyre me Shtetet e Bashkuara.

Një nga kontratat e përmendura është ajo e firmosur në shkurt 2016 nga Petrit Vasili, në atë kohë nënkryetar i LSI-së, dhe Dennis Burke, përfaqësues i kompanisë GSIS LLC. Kompania amerikane angazhohej për të këshilluar LSI-në në marrëdhëniet e saj me qeverinë amerikane dhe për të organizuar takime me përfaqësues të kongresit dhe senatit. Këtu përfshihet dhe vizita e Ndihmës Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alain Bersin, në Tiranë, dhe takimi i Metës me Matthew Palmer, zyrtar i Departamentit të Shtetit.

SPAK ka konstatuar se për periudhën janar 2016 – dhjetor 2017, LSI ka paguar kompanisë GSIS LLC rreth 463,546.26 USD për këto shërbime, ndërkohë që diferenca prej rreth 369,785 USD është paguar nga një entitet i paidentifikuar dhe i padeklaruar nga partia.

Dokumentacionet dhe provat shkresore të administruara nga hetimet përfshijnë takimet që Meta dhe ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti kanë zhvilluar në Washington në vitin 2016 me përfaqësues të qeverisë dhe kongresit amerikan, si dhe aktivitete të tjera publike.

SPAK përfundimisht ka theksuar se Ilir Meta dhe Edmond Panariti janë përfituesit e shërbimeve të GSIS, bazuar në marrëveshjen e lidhur mes Petrit Vasilit dhe Dennis Burke.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...