2.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të ish gjyqtarit Guxim Zenelaj

SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të ish gjyqtarit të Gjykatë së Lartë Guxim Zenelaj. Ky i fundit akuzohet për refuzim të deklarimit të pasurisë. SPAK kërkon konfiksimin e 3 apartamenteve, dy bodrumeve në Lezhë dhe një tokë në Porto Palermo.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën  e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  kërkesën  me objekt gjykimin e procedimit penal nr 137/5 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Guxim Zenelaj, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, akuzuar për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Po kshtu, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u dërgua për gjykim kërkesa për konfiskimin e pasurive të të pandehurit Guxim Zenelaj si më poshtë:

  1. Pasuria me numër. 674, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
  2. Pasuri me numër 3/670-B9, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  3. Pasuri me numër 3/670-B10, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  4. Pasuri me numër 3/670-N1, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  5. Pasuri me numër 3/670+1-10, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  6. Pasuri me numër 3/670+1-18, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  7. Pasuri me numër 3/670+1-55, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT