4.5 C
Tiranë
Friday, March 6, 2026
spot_img

“SPAK ndalon 10 persona në Tiranë, dy të tjerë në kërkim” – Detaje nga operacioni ndaj call-centerave luksoze

Kontrolle të mëdha u zhvilluan mbrëmë nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane në një godinë luksoze pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë.

Sipas burimeve, gjatë operacionit janë ndaluar të paktën 10 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Kontrolli u përqendrua në dy kulla të Tiranës, të dy të lidhura me aktivitetin e dyshuar të call-centerave që operonin jashtëligjshëm.

Hetimi filloi pas një kërkese nga Antimafia Italiane, e cila identifikoi bazat e aktivitetit në kryeqytet dhe kërkoi bashkëpunimin e Prokurorisë së Posaçme. Operacioni u krye me vendim të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Rënda (GJKKO), firmosur nga prokurori Vladimir Mara.

SPAK po vijon hetimet për lidhjet e këtij aktiviteti me shtrirje ndërkombëtare, ndërsa autoritetet shqiptare dhe italiane punojnë për të dokumentuar të gjitha provat e mundshme dhe për të zbuluar të gjithë personat e përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Irani kreu një akt terrorist në Azerbajxhan”, denoncim nga Presidenti Aliyev

0
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka denoncuar një sulm të Iranit në territorin e Republikës Autonome të Nakhçivanit, duke e cilësuar atë si një...

Arrestohet shqiptari i arratisur në Itali, kreu i një rrjeti të madh kokaine

0
Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin e Ventimiglias në Itali, si pjesë e një operacioni të Guardia di Finanza që çoi në shkatërrimin...

“Cenon dinjitetin e gruas shqiptare” – Floriana Garo kritikon ashpër Taulant Ballën për ironinë...

0
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar ashpër pas incidentit në sallën e Kuvendit, ku kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...

“Kur fshihen qyrrat duhet të dënoheni me 30 ditë, kur teshtini 60 ditë” –...

0
Një pjesë e fjalimit të deputetit të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvend është bërë objekt ironie...

“Ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë...

0
Aleanca LGBTI, së bashku me disa organizata të grave, grupe liberale dhe promovues të të drejtave të gjinive alternative, kanë dalë në mbrojtje të...