14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

SPAK thërret Sali Berishën për 21 Janarin, ja sfidat e hetimit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar fletëthirrje për ish-kryeministrin Sali Berisha për tu paraqitur në SPAK dhe të japë deklarata lidhur me katër vrasjet gjatë protestës së 21 janarit.

Gazetari Enton Abilekaj, në një studio televizive, vlerësoi se procesi hetimor do të jetë shumë i vështirë, pasi shumë prova janë zhdukur gjatë viteve. Ai theksoi se dëshmia kryesore mbetet ajo e Lulzim Bashës, ministër i Brendshëm në atë kohë, ndërsa shtoi se personi që ka fshirë serverat e rëndësishëm për hetimin është gjithashtu anëtar i partisë së Bashës.

“Kanë kaluar 14 vjet dhe shumë prova janë zhdukur. Edhe audioja e gjetur për urdhrin për të qëlluar nuk përcakton qartë se kush e dha urdhrin dhe kush veproi,” tha Abilekaj. Ai theksoi se, edhe pse Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar ngjarjen si krim shtetëror, SPAK është detyruar nga Gjykata e Lartë të ndërmarrë hetimin, duke përfshirë zyrtarët e lartë.

Gazetari shtoi se identifikimi i autorëve dhe i urdhëruesve mbetet sfidues: “Të gjithë gardistët që kanë qëlluar pas urdhrit mund të arrestohen, por të kuptosh kush ka dhënë urdhrin është shumë më e vështirë, sidomos duke pasur parasysh se dëshmia kryesore është e Lulzim Bashës dhe personi që fshiu serverat është në partinë e tij.”

Abilekaj përfundoi duke theksuar se, për momentin, Berisha do të thirret si person në dijeni, ndërsa roli i tij si i pandehur do të përcaktohet më vonë gjatë hetimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...