21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Sali Berisha ndryshon strategji: Nga heshtja ndaj Ballukut në protestë dhe “Platformën e Rezistencës”

Pas javësh tensioni brenda Partisë Demokratike, Sali Berisha ka befasuar me një kthesë dramatike në qëndrimin e tij ndaj çështjes Belinda Balluku. Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së pohojnë se Berisha ka vendosur të tërheqë urdhrin e mëparshëm për të mos sulmuar zv/kryeministren dhe për të mos organizuar protesta kundër saj, duke kaluar në një ofensivë të plotë politike.

Disa ditë më parë, Berisha kishte urdhëruar strukturat e PD-së që të mos organizonin asnjë veprim kundër Ballukut, duke argumentuar se ajo ishte nën hetim nga SPAK dhe se “shigjetat duhet të drejtoheshin vetëm ndaj Edi Ramës”. Por dje, pas debateve të forta në Kryesi dhe presionit nga baza e PD-së, Berisha njoftoi nisjen e protestave dhe ngritjen e “Platformës së Rezistencës” përballë Kryeministrisë.

“Ne do të flasim aty ku janë ata. Përballë Ramës, përballë Ballukut. Në zemër të qeverisë së aferave”, mësohet të ketë deklaruar Berisha me tone të ashpra, duke sinjalizuar fundin e çdo “pazari politik” dhe rikthimin e frymës së revoltës opozitare.

Sipas tij, platforma ka karakter simbolik dhe shërben si pikë referimi për kërkesat e opozitës ndaj qeverisë. Ajo do të vendoset në ditë të caktuara, kryesisht të enjten, dhe më pas opozita do të kalojë në fazën e protestave masive në mbarë vendin. Berisha e ka cilësuar vendosjen e saj përpara Kryeministrisë dhe zyrës së Ballukut si një hap të domosdoshëm, pasi aty ndodhen përgjegjësit kryesorë të aferave korruptive sipas tij: Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Kjo lëvizje shënon një kthesë të fortë në strategjinë opozitare, nga heshtja dhe bojkoti, drejt aksionit të drejtpërdrejtë dhe mobilizimit masiv.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...