6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

SPAK vendosi nën sekuestro inceneratorin e Elbasanit, nis procedura për kalimin e inceneratorit të Elbasanit në varësi të bashkisë

Inceneratori i Elbasanit vijon punën, ndonëse është vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).

Shefi i Inspektoriatit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, Ismail Dybeli, konfirmoi se dyert e inceneratorit janë të hapura për të pritur mbetjet e bashkive të qarkut.

Puna dhe sot deri në 4 të mëngjesit ka vijuar normalisht, edhe pse në media qarkullon ky problem. Incineratori vazhdon normalisht punën nuk eshte i fikur si rregull inceneratori fiket vetem kur kryhet remont, por ne rastet e tjera eshte ne gjendje pune gjithmone.

Bashkite e tjera te Elbasanit e kane marre informacionin qe te gjitha mbetjet do të kalojnë tek incineratori i Elbasanit. Kemi informacion që do të kalojë në varësi të bashkisë se Elbasanit, kjo eshte thjesht procedure tani qe do merret ne dorezim. Shume shpejt do kaloje ne varesi te Bashkise ne drejtimin me administraten e vet qe do kete qe do varet nga Bashkia”, tha Dybeli.

Ndërsa njëkohësisht ka nisur puna që ky incenerator të kalojë në varësi të 7 bashkive të qarkut Elbasan. Kontrata e koncesionit me vlerë 21.6 milionë euro përfundon në 16 dhjetor të këtij viti.

SPAK vendosi nën sekuestro inceneratorin e Elbasanit dhe po vijon hetimet për mbledhjen e provave të nevojshme për persona të tjerë, funksionarë publikë dhe persona fizik dhe juridikë privatë, për të cilët ka dyshime se mundet të jenë përfshirë në kryerjen e veprimeve të paligjshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...