Spanja dominoi dhe fitoi 3-0 kundër Kroacisë në ndeshjen e parë për Grupin B të Euro 2024, duke treguar se do jenë një pretendent i fortë për trofeun. Golat për Spanjën u shënuan në pjesën e parë nga Morata, Ruiz dhe Carvajal.
Kroacia humbi një penallti në pjesën e dytë me Petković, dhe skuadra nuk arriti të performojë në nivelin e viteve të mëparshme. Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Fabian Ruiz me notën 9.0.