26.9 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Qytetarët Shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në Azerbajxhan

Nga dita e sotme, qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit pa pasur nevojë për vizë. Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, njoftoi këtë lehtësim të udhëtimit përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Marrëveshja për heqjen e vizave u nënshkrua më 1 mars 2024 në prani të Kryeministrit Edi Rama nga Besart Kadia, zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe Fariz Rzayev, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit. Kjo marrëveshje erdhi në kuadër të vizitës së Kryeministrit Rama në Azerbajxhan në fillim të muajit mars, ku u zhvilluan një sërë takimesh të rëndësishme për të hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

Një tjetër përparim i rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe u shënua me vizitën e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan këtë javë në Baku. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, si turizmi, shëndetësia, arsimi dhe digjitalizimi, dhe u konfirmua angazhimi për rezultate konkrete në fushat e evidentuara.

Gjithashtu, u diskutua edhe projekti pilot i gazifikimit të Korçës dhe mundësia e pjesëmarrjes së kompanive nga të dy vendet në projekte të energjisë së rinovueshme. Heqja e vizave është një hap i madh për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, marrëdhëniet e të cilave kanë përjetuar një zhvillim të rëndësishëm vitin e fundit me hapjen e ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë dhe ambasadës së Shqipërisë në Baku që pritet të hapet këtë vjeshtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...