27.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Specialistja e njësisë për mbrojtjen e fëmijëve flet për rastin e rëndë të 13-vjeçarit në Lushnje/ Ka raste që nuk pranojnë shërbimin mbështetës psikologjik për shkak të mentalitetit, nuk duan të ekspozohen tek shërbimet sociale

Valbona Myzeqari, specialiste e njësisë për mbrojtjen e fëmijëve ka folur për rastin e rëndë të 13-vjeçarit në Lushnje duke thënë se do të japin mbështetje emocionale dhe këshillim për familjarët.

Ndër të tjera, zbuloi se ka raste që nuk pranojnë shërbimin mbështetës psikologjik për shkak të mentalitetit, nuk duan të ekspozohen tek shërbimet sociale. Ndër të tjera, tregoi se Bashkia po harton një projekt për prindërimin pozitiv.

Valbona Myzeqari: Patjetër që do të ofrojmë këshillimin, mbështetjen emocionale. I gjithë stafi i shërbimit social do të asistojë familjarët sepse atje është edhe një fëmijë tjetër që ka nevojë për mbështetjen tonë. Kemi trajtuar shumë raste, të cilat kanë ardhur si pasojë e abuzimit online. Jo të këtij lloji, por abuzime që kanë bërë nëpërmjet internetit me minorene dhe patjetër që është mbështetur familja dhe vetë fëmija me shërbim psikologjik.

Bashkia është duke hartuar një projekt që është në fazat e fillimit të tij mbi prindërimin pozitiv. Mendoj se është projekt shumë i mirë sepse do të përfshijë prindër të niveleve të ndryshme ekonomiko-social dhe synon që të keni sa më shumë shembuj të prindërimit pozitiv. Jo të gjithë prindërit e kanë kapacitetin për të kuptuar fëmijët e tyre dhe për të përballuar problemet që prek shoqëria sot.

Ka raste që nuk pranojnë shërbimin mbështetës psikologjik për shkak të mentalitetit, nuk duan të ekspozohen tek shërbimet sociale. Dhe kur ia ofrojnë shërbimin pranë banesës, e kanë problem që komuniteti rreth e përqark të shohë që po marrin këto lloj shërbimesh. Megjithatë janë të paktat rastet e refuzimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...