32.4 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Starton këtë të premte/ Rekorde dhe risi “Euro2020” futet në histori që në start

Bota e futbollit mban frymën, më në fund pas një viti pritje dhe mes shumë dyshimeve, “Euro2020” starton këtë të premte. Ky nuk është një turne si gjithë të tjetër, nuk mund të jetë kurrë për sa kohë stadiumet nuk do të jenë plotë, të paktën jo pjesa e tyre më e madhe, nuk pritet të jetë një turne normal për sa kohë hijet e COVID-19 vijojnë të jenë prezent dhe kanë lënë gjurmë të mëdha pas një viti asfiksues për çdo lojtarë. Nuk është e lehtë të flitet për një futboll normal në kushte jo normale por ky turne është një sinjal i parë se bota po i rikthehet normalitet.

Për herë të parë në histori, që nga krijimi, një evropian shtyhet, por ky është vetëm detaji i parë, pasi për herë të parë ekipet përfaqësueses grumbullojnë 26 lojtarë. Për herë të parë në një Evropian do të kryhen 5 zëvendësime dhe nëse ndeshja shkon në shtesë, 6 të tilla. Për herë të parë në Evropian do të aplikohet edhe sistemi VAR.

Risia tjetër e këtij Evropiani është shpërndarja në 11 shtete të ndryshme, duke nisur që nga Roma, San Petersburg i Rusisë e Baku i Azerbajxhanit, për të vijuar në Sevilla, Mynih, e të tjerë qytete për të përfunduar në Wembly të Londrës, ku do të luhet edhe finalja e madhe.

Mijëra km të përshkruara nga përfaqësueset në fluturime të dedikuara, disa prej tyre pritet të qëndrojnë më shumë në ajër si Zvicra do të udhëtojë plot 10 mijë km, ndërsa përfaqësuese si Italia, Holanda, Anglia, Spanja dhe Gjermania nuk do të udhëtojnë, pasi i luajnë të 3 ndeshjet e grupit në shtëpi.

Të parashikosh në futboll shpesh është e vështirë aq më tepër në një turne të tillë, e ka bërë diçka të tillë Observatori i Futbollit, duke përfshirë në statistika, vlerën e lojtarëve, moshën etj. Në këtë klasifikim të veçantë, favorite shihet Franca, e ndjekur nga Gjermania, Spanja dhe Anglia. Në të njëjtën pikë bashkohet edhe kompanitë e basteve, Franca shihet si favorite ku suksesi i “gjelave” kuotohet me 5,5 e ndjekur nga Anglia me 6 dhe Belgjika 6,5.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...