10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Sterilizimi”, Vokshit si del inati: “Kemi 10 vite që denoncojmë çdo ditë koncesionet në shëndetësi”

Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi sot se opozita është penguar në kryerjen e detyrës së saj në këtë komision. Vokshi akuzoi mazhorancën se që në momentin e miratimit të ngritjes së komisionit, kishte skenar të qartë për të penguar hetimin parlamentar.

Deputetja demokrate theksoi se nga dëshmitë e kryera janë mbledhur shumë fakte dhe prova që do të përdoren për kallëzim në SPAK ndaj personave të përfshirë në koncesionet e ‘Sterilizimit’ dhe ‘Check-Up’.

Ne si opozitë kemi 10 vite që denoncojmë çdo ditë koncesionet në shëndetësi dhe kemi dëshmuar para organeve si persona në dijeni të këtyre aferave, duke ndihmuar në zbardhjen e tyre. Kemi zhvilluar betejat tona në Parlament dhe me protesta për të ngritur komisionet hetimore që refuzoheshin nga mazhoranca. Kemi kërkuar ngritjen e 8 komisioneve hetimore, por ato refuzoheshin me urdhër të Ramës. Pas betejës tonë, arritëm të ngrinim komisionet për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi. Ne do të kërkojmë hetimin edhe të dy koncesioneve të tjera. Rama ka qenë dëshmitari i parë i kërkuar nga opozita; nuk bëmë kompromis, por mazhoranca tregoi që nuk kishte vullnet për hetim parlamentar,” deklaroi Vokshi.

Dhjetë mbledhje janë bojkotuara nga mazhoranca, pasi kishin marrë porosë për të penguar hetimin parlamentar. Kanë tentuar të rrëmbejnë drejtimin e komisionit hetimor, ku 80% e deputetëve të opozitës u pezulluan për 40 ditë. Qëllimi ishte të minohej puna e komisionit parlamentar. Janë lejuar të dëshmojnë persona që nuk ishin fare në listën e dëshmitarëve. Mazhoranca u bë mburojë e këtij korrupsioni. Deputetët e opozitës e kanë kryer detyrën e tyre, duke dëgjuar dhjetëra dëshmitarë dhe mbledhur prova e fakte kundër shkeljeve të përsëritura ligjore. Do të bëjmë kallëzime shtesë. Është krijuar një rrjet i tërë kompanish të lidhura me familjarët e tyre, të cilët kanë gllabëruar paratë publike, duke vepruar si një grup i strukturuar kriminal,” tha Vokshi.

Ajo akuzoi gjithashtu nënkryetarin e komisionit, Plarent Ndreca, dhe deputeten e PS, Milva Ekonomi, për konflikt interesi për shkak të lidhjeve me koncesionin e Sterilizimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...