28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Stili i ri i Kreut të Koresë së Veriut po komentohet në rrjete, çfarë mesazhi po përpiqet ai të trasmetojë

Në një kohë kur testet e vazhdueshme të raketave nga Pheniani po intensifikojnë tensionet në gadishullin Korean dhe shqetësimin global për qëllimet e Kim Jong Un, disa foto të fundit të liderit të Koresë së Veriut po komentohen gjerësisht nga përdoruesit e mediave sociale, për shkak të veshjes së tij. Ndoshta ai synon të dërgojë mesazhet e tij.

Në foto, lideri i Koresë së Veriut nuk pozon me uniformën e tij të zakonshme tërësisht të zezë, por me një këmishë të bardhë dhe kapelë ngjyrë të çelur, një pamje që u kujtoi disa përdoruesve të Twitter-it një model në Instagram me pushime. Poza e Kim Jong Un teksa shikon pamjen me kapelen e tij me të vërtetë kujton shumë postimet e blogerëve që vërshojnë platformën popullore çdo verë.

Përdorues të tjerë gjetën ngjashmëri midis Kim Jong Un dhe personazheve nga filmat e famshëm: Një postim e krahasoi atë me personazhin e luajtur nga Richard Attenborough në “Jurassic Park” të vitit 1993 , ndërsa komentues të tjerë i kujtuan heroinën e komedisë romantike “Më mirë vonë se vonë” luajtur nga Diane Keaton në 2003.

Stili i ri i Kim Jong Un nuk u komentua vetëm nga rrjetet sociale, por edhe nga emisionet televizive amerikane. Një shembull tipik është shfaqja e Jimmy Fallon, në të cilën prezantuesi i njohur trolloi pa mëshirë pamjen “plazh” të liderit të Koresë së Veriut, duke theksuar se ai duket si “një bletërritës në pushimin e tij”.

Por kishte edhe nga ata që i dhanë një tjetër dimension garderobës së rinovuar të liderit të Koresë së Veriut. Sipas Bruce Klingner, një studiues që punon me institutin kërkimor Heritage Foundation , zgjedhjet e fundit të veshjeve të Kim Jong Un mund të pasqyrojnë besimin që i jep atij ndërtimi ushtarak i vendit të tij, dhe më konkretisht programi bërthamor i vendit të tij. “Ai është i guximshëm, është

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...