33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Studimi i ri nga qeveria shqiptare, cilat familje do ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike?

Qeveria shqiptare po kryen një studim për të përcaktuar një fashë normale, pra se na kilovat/orë i duhet një familjeje për të masur një konsum normal.

Ende nuk është marrë asnjë vendim, por ministrja Balluku bëri me dije se fasha është rreth 700 kilovat orë. Për familjet që duan të konsumojnë mbi këtë fashë, do të paguajnë më shtrenjtë dhe nuk do të ketë subvencionim për pjesën shtesë.

Ne jemi në përfundim të një analize të thellë për të dalë në përfundimin se sa kilovat orë I duhen një familjeje për të pasur një konsum normal, duke përfshirë këtu edhe familjet me numër të madhe edhe familjet e vogla. Për ta bërë më të kuptueshme, pra për të pasur eketroshtëpiake, për të pasur ngrohje mesatare, për të pasur të gjitha funksionet e një familje, sepse flasim gjithmonë për fashën e familjarëve, jo për biznesin e vogël. Këta të fundit do të vazhdojmë t’i mbrojmë me çmimet që kemi vendosur nga fillimi, sepse është e rëndësishme për ekonominë mbështetja e këtij grupi.

Sa u përket familjarëve, duke u bazuar në një studim të mirëfilltë, si cila mund të quhet një fashë normale, atëherë çdo kilovat orë mbi këtë sasi do të faturohet me çmimin normal të tregut dhe jo më me subvencionin nga qeveria. Ajo që po bëjmë sot është diferencimi i një fashe, nuk është sekret, pak a shumë të gjitha studimet na çojnë në fashën rreth 700 700 kWh, nuk është marrë ende asnjë vendim. Rreth 700 700 kWh konsiderohet një konsum normal për një familje mesatarisht për 4 ose 5 anëtarë. Ndërkohë mbi këtë fashë, e cila nuk është aprovuar akoma do të paguhet me çmim më ta lartë.

Ne na është dashur t’i futemi kësaj analize për t’i ofruar qytetarit me çmim të subvencionuar aq sa energji mund të klasifikohet e nevojshme, kush do të përdorë më shumë do ti duhet ta paguajë me çmim normal”,- sqaroi ministrja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...