22.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

“Sulm i pastër politik, edhe Enveri do ta kishte zili”, reagojnë deputetët e opozitës

Ndërhyrja brutale dhe e paligjshme e IKMT -së dhe Policisë së Shtetit në ambientet e Resort Prestige në pronësi të ‘Hysenbelli Group’ për shembjen e dy pishinave ndërsa në ambientet e hotelit ndodhen qindra pushues ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, por dhe në radhët e politikës.

Shumë deputetë të PD-së, ndër ta Edi Paloka, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Ervin Salianji etj janë shprehur se kjo ndërhyrje është sulm i pastër politik kundër një mediaje e cila ka refuzuar që të bëhet ‘frëngji’ nga ku Rama qëllon opozitën.

Edi Paloka:

Një tjeter krim i kryeministrit po konsumohet sot ne syte e te gjithe publikut. Nuk e kam fjalen thjeshte per shembjen e nje resorti turistik . As po dal ne krah te pronarit te ketij resorti , se nuk kam asnje arsye ta bej. Sigurisht ne se ky resort eshte me letra ne rregull , sic deklarojne pronaret, ky eshte krim ne vetvete ( resorti eshte aty prej shume vitesh dhe Rama ka qene vizitor i rregullt aty ). Nga nje qenie qe ka shkatërruar pa pyetur per ligj mijera banesa e biznese duke shkatrruar mijera jete pritet gjitheshka. Per nje qenie qe ka nxjerre femije e te moshuar nga shtepite e tyre me gaz ne 3 te nates, kjo nuk eshte asgje…

Po krimi qe po kryen direkt Rama eshte kercenimi dhe shantazhi ndaj mediave. Zv presidentja e “Media Focus Grup” e ka denoncuar publikisht kete fakt; Rama ka nderhyre per te ndryshuar politiken editoriale te ketij grupi mediatik, e akti i sotem eshte qartazi hakmarrje per kete grup dhe kercenim per gjithe te tjeret. Mesazhi eshte i qarte; kush nuk bindet , e peson nga shteti privat i Rames.
Vetem pak dite me pare Rama eshte denoncuar dhe nga mediat perendimore si diktator qe po sillej si Hoxha karshi mediave dhe demokracise shqiptare. Sot Rama nxitoi te jape dhe nje prove tjeter.
“Shqiperia ne Rrezik “ nuk eshte thjeshte nje sllogan po nje thirrje per te gjithe . Mos thoni sot “Nuk me duhet gje mua” se neser çmenduria e Rames do vij ne deren tende. Monstra qe e njeh veten per Zot te gjithefuqishem e ne i dukemi si skllever te tij, duhet ndalur prandaj duhet te gjithe te bashkohemi per shpetimin e ketij vendi ku po rrisim femijet tane.

Luçiano Boçi:
🚨I paimagjinueshëm imazhi që qytetarët shqiptarë shohin këtë mëngjes në një nga resortet turistike të vendit!
Në Një sulm i pastër politik e jo vetëm, për shkak të qëndrimeve realiste dhe profesionale të mediave Neës 24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare për aferat e qeverisë, Edi Rama urdhëron prishjen e një pjese të resortit në pronësi të botuesit I.Hysenbelliu.

‼️Në sytë e qindra turistëve, Rama tregon se para interesit të tij dhe mbrojtjes së aferave të tij ai nuk vendos asgjë!
As imazhin e turizmit shqiptar dhe as lirinë e medias.Kjo është një luftë e pastër që Rama i ka shpallur të gjithë mediave dhe bizneseve që janë kundër tij.
Askush nuk duhet të heshtë! Të gjithë duhet të reagojnë, pasi nesër mund të jetë rradha e gjithësecilit.

Klevis Balliu:
Pas denoncimeve nga Neës 24 për vjedhjet masive në administratën publike dhe pazaret me punësime të paligjshme dhe nepotike, regjimi bën presion direkt ndaj pronarit të medias duke sulmuar bizneset e tij.

Më konkretisht aty ku u mirëpriten afganët e famshëm, Edi Rama sot çon rruspat e Dallandyshes.

Në fakt Dallandyshja u afirmua në këtë pozicion si njeriu dhe zëri i Shullazit në këtë institucion.

Por nuk duhet të harrojmë edhe faktin kur Rama shëtiste tek Prestige Resort dhe e vleresonte si biznes, a nuk kishte probleme në atë kohë Prestige?

E vërteta është se Prestige Resort nuk ka asnjë problem, por ky është sulm i pushtetit.

Ky nuk është sulm ndaj Irfan Hysenbelliut por është një mesazh i pastër dhe kërcënues ndaj çdo medie të lirë.

Nëse sulmon regjimin e Edvinit të grabisin biznesin dhe shtëpinë, të marrin pronën dhe madje dhe jetën.

Është e nevojshme të bashkohemi të gjithë për të shkallmuar këtë regjim kriminal që vjedh shqiptarët dhe shkatërron këdo që denoncon vjedhjet e pushtetit ndaj qytetarëve.

Flamur Noka:

Prestige Resort viktimë e hakmarrjes së Edi Ramës. Turistët dëshmitarë.

I ka dërguar fadromën që pa zbardhur dita vetëm pse Irfan Hysenbelliu nuk pranon të bëhet frëngji mediatike që godet opozitën. Dhe këtej flet për turizëm.

Albana Vokshi

Edhe Enveri do e kishte zili!!!

Sulm i pastër politik!

– Nuk është vetëm cështje shkeljesh procedurash nga IKMT.
– Nuk është vetëm çështje shkatërrimi turizmi dhe imazhi të Shqipërisë.

Është cështje lirie fjale, lirie mendimi.

Rama po kërkon të bëjë një tjetër shembull, se c’mund t’i ngjasë atyre që nuk i binden për linjën editoriale.

Nuk do ja dalë!

#mediaelirë

Luan Baçi:
Asgje e veçante, per mendimin tim, nje veprim normal dhe i vazhdueshem i denje per qeverine Rama!

A nuk eshte ky qendrim i Rames, per te gjitha bizneset, qe jane jo me linjen e Rames?

A nuk eshte ky qendrim i Rames, per te gjithe qytetaret e pa mbrojtur, qe u prishin shtepite, per interesa te oligarkeve te Rames?

A nuk eshte ky qendrim i Rames, per te gjitha mediat qe nuk jane ne editorialin e tij?

Sulmi ndaj “Prestige Resort” dhe per rrjedhoj, neës 24, Panorama, Balkanëeb, eshte sulm politik dhe nje alarm i vertet per demokracine ne vendin tone!

Nuk eshte sulm ndaj nje biznesi, por sulm ndaj demokracise dhe realisht instalimi i diktatures se nje personi!

Shqiperia eshte ne rrezik!
Askush nuk duhet te heshte!
Mediat duhet te ngrihen ne kembe dhe te fokusohen te gjitha te kjo ngjarje shume e rezikshme!

Sot eshte radha e ” Hysenbelliu Grup” neser radha juaj!
Neser eshte vone!

Ervin Salianji:
Regjimi nuk njeh ligj dhe normë, shkel dhe dhunon çdo normë demokratike, përpiqet të dhunojë dhe godasë cilindo që mendon ndryshe!
Ndërkohë që Shqipëria po mbytet nga kioskat e ndërtimeve pa leje dhe po zaptohet nga miqtë e regjimit ku po zaptohet çdo copë në bregdet, ndërkohë Edi Rama urdhëron sulmin ndaj “Prestig Resort” në sezon turistik, përdor institucionet shtetërore si lodra personale, pa paralajmërim, pa shkresë, në shkelje të ligjit dhe pa dhënë mundësitë e mbrojtjes dhe garancive ligjore dhe para gjykatës! Ky është mesazhi më i qartë i abuzimit shtetëror! Është mesazhi mafioz qeveritar që godet investitorët, që shantazhon mediat nëpërmjet abuzimit me asetet shtetërore!
Damka e turpit i mbetet qeverisë dhe Ramës por dëmi bie mbi turizmin dhe investitorët! Pas 20 vitesh politikë Rama kthehet me moton të shkatërrohen resortet të mbijnë kioskat!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT