11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Sulm me raketa në Harkiv/ Vriten 5 persona dhr shumë plagosur mes tyre

Të paktën pesë persona janë vrarë nga një seri e sulmeve me artilerinë ruse në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh ukrainas, thanë zyrtarët lokalë më 17 prill, teksa Moska ka intensifikuar sulmet në lindje dhe jug të Ukrainës.

Maksym Khaustov, shef i departamentit të shëndetësisë në rajonin e Harkivit, u tha mediave se sulmet me artileri kanë shkaktuar zjarr dhe kanë dëmtuar çatitë e ndërtesave në gjithë qytetin.

Oleh Syneyhubov, guvernatori i këtij rajoni, shkroi në Telegram se 31 persona janë plagosur nga sulmet.

Gazetarët e AFP-së, që janë në terren, kanë raportuar se kanë dëgjuar dy shpërthime dhe kanë parë pesë zjarre në zonat e banuara në qendër të Harkivit, qytet që para luftës kishte një popullsi prej 1.42 milion banorësh.

Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po shënjestron zonat civile që prej se Moska nisi pushtimin e paprovokuar të shtetit më 24 shkurt, duke vrarë mijëra persona.

Moska mohon se shënjestron objektiva civile, pavarësisht provave që dëshmojnë të kundërtën.

Trupat ruse janë përballur me një rezistencë të fortë nga ushtarët dhe civilët ukrainas dhe janë detyruar që të tërhiqen nga zonat përreth kryeqytetit, Kiev, për të shtuar sulmet në jug dhe lindje të Ukrainës, përfshirë edhe në Harkiv, qytet që gjendet rreth 20 kilometra larg kufirit me Rusinë.

Më 15 prill, autoritetet në Harkiv raportuan se nga granatimet në zonat e banuara ishin vrarë dhjetë persona. Më 16 prill, nga sulmet ajrore ruse u vranë të paktën dy persona.

Në një ngjarje të ndarë, Serhiy Gaidai, guvernator i rajonit lindor ukrainas të Luhanskut, tha se të paktën dy persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur më 17 prill nga granatimet në qytetin lindor Zolote.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...