Bombardimet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur fabrikën e përpunimit të uraniumit në Iran, raportuan sot mediat lokale. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, “Kompleksi i Reaktorit të Ujit të Rëndë Hotdab ishte në shënjestër në dy faza të sulmeve nga armiku amerikan dhe sionist”, tha një zyrtar lokal.
Mediat theksuan se sulmet nuk shkaktuan vdekje dhe nuk rritën nivelet e radioaktivitetit. Po ashtu, Agjencia e Energjisë Atomike e Iranit raportoi se objektiv ishte edhe Centrali Ardakan në provincën Yazd, ku sulmi nuk solli lëshim të materialeve radioaktive.
Incidenti shënon një rritje të tensionit ndërkombëtar ndaj programit bërthamor iranian, ndërsa Teherani paralajmëron kundër çdo ndërhyrjeje të mëtejshme në infrastruktura të ndjeshme energjetike.






