6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Sulmi masiv rus mbi rrjetin energjitik në Ukrainë, mbeten pa elektricitet më shumë se 4 milionë banorë

Thuajse katër milionë vetë në Ukrainë janë prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike. Në shumë qytete dhe rajone energjia është ndërprerë përkohësisht “për të stabilizuar situatën”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Nga ndërprerjet janë prekur kryeqyteti i vendit, Kievi, dhe zona përreth, si dhe provincat Zhytomyr, Poltava, Kerkasi, Kirovohrad, Rivne, Kharkiv, Cernihiv dhe Sumy.

Ndërmarrja e energjisë elektrike DTEK njoftoi se kompania shtetërore e energjisë Ukrenergo është e detyruar të marrë vendim për ndërprerje “të paprecedentë” të energjisë në ditët në vijim për të parandaluar një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike për shkak të dëmeve të konsiderueshme nga sulmet e fundit ruse ndaj infrastrukturës energjetike në rajonin e Kievit.

Sistemi energjetik ukrainas ka “pësuar dëme të reja” dhe ka një “deficit energjie elektrike që arrin në 30 për qind të konsumit të Kievit”. Furnizuesi me energji elektrike DTEK citoi guvernatorin e rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba,  i cili tha se mund të ketë ndërprerje të energjisë “për një kohë të pacaktuar”.

Në lagjet e ndryshme të Kievit ka pasur gjatë ditëve të fundit ndërprerje të energjisë elektrike disaorëshe. Këto masa merren për të mbrojtur rrjetet nga mbingarkesa. Sulmet e shtuara me raketa dhe dronë gjatë javëve të fundit thuhet se kanë dëmtuar një të tretën e infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...