7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Tabaku: Çështja e pensioneve kërkon vendime të guximshme, jo partizëm politik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, theksoi se çështja e pensioneve nuk duhet të trajtohet me partizëm politik, pasi rritja e çmimeve prek të gjithë qytetarët pa dallim politik.

“Çmimet e rritura i paguajnë njësoj si të majtët, ashtu edhe të djathtët. Nuk ka absolutisht asnjë ndryshim. Me 20 lekë në ditë, sot nuk blihet as biletë autobusi, as gjysmë kafeje, jo më të mbulohen nevojat që kanë sot pensionistët, si ilaçet, ushqimet apo produkte të tjera jetike,” deklaroi Tabaku.

Ajo akuzoi qeverinë për shpërdorimin e buxhetit gjatë dekadës së fundit, duke pohuar se janë humbur 8 miliardë euro, të cilat, sipas saj, mund të ishin përdorur për të përmirësuar kushtet e pensionistëve. Tabaku gjithashtu bëri thirrje qytetarëve që të ngrenë pyetje ndaj deputetëve socialistë mbi gjendjen e vështirë të prindërve të tyre, duke kërkuar që të reflektojnë mbi çmimet e papërballueshme për nevojat bazike të të moshuarve.

“Nëse duan, paratë për pensionistët i nxjerrin nga dheu. Ky është problemi: nuk duan dhe nuk i rrisin pensionet!” përfundoi Tabaku. Sipas saj, trajtimi i pensioneve nuk duhet të mbetet një çështje retorike, por kërkon vendime të guximshme dhe vullnet të fortë për të mbështetur realisht të moshuarit me kushte më të mira dhe ndihmë më të fuqishme ekonomike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...