13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Tabaku: “KLSH ka konstatuar shkelje financiare për inceneratorin e Fierit, qeveria pagoi 26 mln euro edhe pse s’u mbarua në afat”

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku deklaroi se KLSH ka gjetur shkelje financiare sa i takon procedurave për inceneratorin e Fierit.

“Shkeljet e konsideruara nga KLSH që bëjnë pjesë në grupin financiar të shkeljeve. Sipas KLSH-së, përveç pjesës së procedurës menaxhimit dhe lidhjes së kontratës, zbatimit të kontratës, problematika kryesore me inceneratorin e Fierit është; për një kontratë të lidhur në vitin 2017 që duhej të përfundonte në vitin 2018 kur e panë që nuk po zbatohej, kur filluan dhe paguan 26 milionë euro, deri në momentin kur nuk u zbatua kontrata, sepse nuk kishte një tokë, nuk kishte një pronë, nuk kishte filluar ende zbatimi i kontratës, pagesat vazhdonin, kontrata nuk ndryshoi dhe në kundërshtim edhe me ligjin për menaxhimin e financave publike, kanë vazhduar dhe kanë paguar një incinerator cili nuk ekzistonte.

Shkelja financiare e fundit që lidhet përsëri me grupin e shkeljeve të konstatuara nga KLSH është zgjedhur alternativa e një kontrate 3 milionë euro më të shtrenjë ndërkohë që mund të ishin zgjedhur alternativa t tjera dhe kompania e inceneratorit duke qenë se nuk punonte, nuk prodhonte energji, nuk digjte mbetje, sepse nuk kishte incenerator në Fier, është përfshirë njëkohësisht në skandalin e TVSH-së fiktive. Xhironte fatura TVSH-je të paktë me 15 kompani të cilat ne i kemi të indentifikuara për të justidikuar pagesat që merrte.

Për të derdhur pagesat që merrte nga thesari dhe këtë e bënte në mënyrë fiktime po me fondet e buxhetit të shtetit. Unë nuk u ndala tek marrëdhënia e kompanisë që nuk kishte asnjë fond, asnjë burim për ta zbatuar këtë koncesion. Merr një kredi bankare të cilën po e paguan edhe sot me buxhetin e shtetit. Nuk u ndala tek pjesa e impianteve të cilat besoj nuk kanë nevojë për asnjë provë të theksojmë se nuk kanë ekzistuar deri vitin e kaluar. Por u ndala tek tre elementë kryesorë në të cilën do të fokusojmë hetimin dhe grupin kryesor të shkeljeve që ne gjykojmë për inceneratorin e Fierit”. tha Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...