6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Tabaku në Kuvend pas raportimit të Dumanit: “Lakmusi i SPAK janë inceneratorët, drejtësia nuk mund të jetë e verbër ndaj pushtetit”

Debati parlamentar pas raportimit të kreut të SPAK, Altin Dumani, në Kuvend, u shoqërua me kritika të forta nga opozita. Një nga zërat më të ashpër ishte deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila riktheu në vëmendje aferën e inceneratorëve, duke e cilësuar atë si “lakmusin e vërtetë” të funksionimit të drejtësisë shqiptare.

“Zoti Dumani, e dëgjova përgjigjen tuaj. Çështjen e inceneratorëve PD e ka nisur që në vitin 2017. Në vitin 2020 kemi dorëzuar tre dosje për tre inceneratorët dhe më pas kam sjellë 12 padi të veçanta, duke nisur nga kryeministri, Engjëll Agaci, Belinda Balluku e të tjerë. Asnjë prej tyre sot nuk është përballur me drejtësinë,” — deklaroi Tabaku.

Deputetja demokrate theksoi se aferat e inceneratorëve përfaqësojnë “manualin e kapjes së shtetit”, ku vendimet qeveritare janë marrë në favor të interesave private.

“Dy biznesmenë erdhën me duar në xhepa dhe shkruanin vetë vendimet e qeverisë që miratoi 17 akte brenda një dite,” — u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, pavarësisht hetimeve të zhvilluara nga SPAK, mungesa e përgjegjësisë politike mbetet dëshmi e pabarazisë përpara ligjit.

“Drejtësinë për inceneratorët e kërkojmë prej tetë vitesh, për të treguar që në Shqipëri mund të ketë shpresë. Lakmusi i SPAK është inceneratori. Fakti që një grup prej 12 personash që nuk mund të kishin vepruar të lirë vazhdojnë të paguhen me miliona euro, tregon se drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë,” — tha Tabaku.

Debati për veprimtarinë e SPAK pritet të vijojë gjatë ditës, ndërsa deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë paralajmëruar përplasje të reja lidhur me pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...